… Ajo që ju po bëni tani është e madhe. Të bashkosh të rinj nga vende të ndryshme, të takojnë njëri-tjetrin, të luten së bashku të mendojnë së bashku dhe të diskutojnë probleme së bashku. Dikush mendon se kjo nuk mjafton, por besomëni se është shumë, sepse secili nga ne jeton në konteksin e vet dhe secili nga ne ka përparësitë e veta, që i duken më të rëndësishmet. Dhe kur ju takoni të tjerë, kur shikoni se ata fokusohen ndryshe, se ata kanë të tjera përparësi, kjo ndikon tek ju personalisht të bëni një vizion të ri të jetës tuaj, kjo e bën vështrimin tuaj për botën më të hapur e më realist. Krijon një marrëdhënie të ndryshme me të tjerët e si rrjedhojë, kjo lehtëson unitetin.
Ne duhet të edukojmë një gjeneratë të re të rinjsh me mendje të hapur, të aftë të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të kuptojnë njëri-tjetrin. Kjo është e mundur nëpërmjet Syndesmos. Kështu Syndesmos mund të kontribuojë shumë për Kishën Orthodhokse.
Krishterimi po hyn në shek. XXI si një minoritet. Të jesh i krishterë sot, do të thotë të jesh kurajoz, të deklarosh besimin tënd. Kjo duket sikur është e lehtë. Por, si do t’i qëndrojmë të palëkundur parimeve tona, si do të qëndrojmë të krishterë në një mjedis jo të tillë. Të krishterët orthodhoksë kanë faktorë pozitivë të rëndësishëm dhe domethënës, të cilët na ndihmojnë të ruajmë besimin tonë. Kjo është tradita e krishterë e Kishës. Tradita është sistemi i vlerave që nuk mund të ndryshojnë. S’ka rëndësi se ç’ndodh në qytetërimin njerëzor, besimi i krishterë, siç është paraqitur në Traditën e krishterë nuk mund të ndryshojë dhe nuk do të ndryshojë.
Unë mendoj, se Syndesmos sot bashkon të rinjtë dhe mund të ndihmojë shumë prej tyre të kuptojnë në mënyrë shumë të thellë çdo të thotë të jesh i krishterë orthodhoks. Kjo do lehtësojë procesin e të kuptuarit ç’është krishterimi, se ç’është të qenit orthodhoks në konteksin që jetojmë.
Nëse ata që morën pjesë në Asamble do kthehen në shtëpi të forcuar në besimin e tyre dhe të ndriçuar intelektualisht me një përvojë komunikimi me të tjerët, kjo do të thotë se Syndesmos është e rëndësishme dhe ka nevojë për të e për kishën te të rinjtë.
E hënë, 21 korrik