EmailFacebookKontakt

Sulm mbi kisha, 10 vjedhje pa asnjë autor të ndaluar

Botuar në “Gazeta Shqiptare”, datë 14 qershor
Sulm mbi kisha, 10 vjedhje pa asnjë autor të ndaluar
Mitropolia: Disa u bastisën dy a tri herë
Po ndodh një fenomen i pazakontë, një sulm
grabitjesh që nuk është parë më parë mbi kisha.
Po grabiten vlera të rralla të besimtarëve dhe
të kulturës. Nuk janë pak, por në harkun prej
gjysmë viti kanë ndodhur 10 grabitje kishash,
në Mitropolinë tonë. Policia nuk ka zbuluar dhe
ndaluar asnjë autor. Shteti të ndërhyjë. Kështu
ka pohuar shqetësimin e tij për “GSH” atë
Kristaqi, klerik i Mitropolisë së Beratit, që
përfshin Vlorën, Kaninën dhe gjithë Myzeqenë.
Alarmi i tij bëhet më shqetësues, pasi thekson
se “këto grabitje apo prapa tyre qëndrojnë trafi-
kantët që i shesin objektet e grabitura për fitime
jashtë vendit”. Ai shton se për çdo rast është
bërë denoncimi në polici, por në asnjërin prej
tyre nuk ka autorë para drejtësisë.
Sa grabitje janë bërë kohët e fundit në
kishat e Mitropolisë së Beratit, dhe sa është
dëmi i shkaktuar?
– Vjedhjet në seri të muajve të fundit tregojnë
pafuqinë e shtetit për të ruajtur këto institucione
dhe objektet që ndodhen brenda tyre, por me
këto vjedhje, njëkohësisht vihet në pikëpyetje
edhe ekzistenca e këtyre institucioneve. Ne në
mënyrë të vazhdueshme dhe për çdo rast kemi
njoftuar policinë, e cila që në momentet e para
ka treguar gatishmëri, por nuk kemi asnjë rast
të zbulimit të autorëve që kanë vjedhur në
vazhdimësi objektet e kultit dhe vlerat monetare
të kishave nën juridiksionin e Mitropolisë së
Beratit. Materialisht, dëmtohemi sepse largohen
nga kisha këto vlera dhe objektet e rëndësishme
që marrin pjesë në adhurimin dhe në ftuarjen e
besimtarëve… por zhduken dhe vlera kulturore.
Cilat nga kishat e vjedhura kanë statusin
“Monumente Kulture”?
– Janë kisha e Ungjillëzimit në Kozarë, kisha
e Shën Nikollës në Vanaj, kisha e Shën Gjergjit
në Libofshë, kisha e Shën Nikollës në Toshkëz
dhe kisha e Shën Mëhillit në qytetin e Beratit.
Meqenëse jemi te kishat “Monumente Kulture”,
mendoj se shteti duhet të marrë rolin dhe
përgjegjësinë e tij për t’i mbrojtur këto institu-
cione, për më tepër që janë edhe vlera kulturore,
siç është kisha e Shën Gjergjit, ku ikonostasi
me vlera të shkëlqyera është asgjësuar totalisht.
Kush mendoni se i kryen këto vjedhje?

– Mendoj se vjedhja e kambanave bëhet nga
trafikantët, të cilët mendojnë se kambanat kanë
një përqindje floriri brenda. Por vjedhësit mund
të kenë edhe qëllime të tjera, siç janë ato të
trafikimit etj.
Mund të na bëni një përshkrim të
shkurtër të vlerave të grabitura?
Janë shumë. Ne kemi lista të sakta e denon-
cimet përkatëse në polici. Ja, kisha e Vokopolës
në Urën Vajgurore është vjedhur tri herë, duke
filluar që më 6 dhjetor të 2011-ës, 10 janar dhe
6 mars. Në kishën e Vokopolës janë vjedhur
disa ikona dhe vlera monetare. Janë shumë …
Cili është apeli që doni të bëni?
– Policia, shteti të ndërhyjnë. Nuk është një
grabitje apo dy, por së paku 10 të tilla në më
pak se gjysmë viti. Po zhduken vlera të rralla,
gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend.
Intervistoi: Abedin Kaja