EmailFacebookKontakt

Sukses i madh i Korit Grek te Muzikes Bizantine

Me 2 prill, ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit artdashesit e Kryeqytetit paten rastin te degjojne Korin Grek te muzikes Bizantine, nje nder Koret me te mira te kesaj gjinie.

Kori ishte i perbere nga 20 kengetare dhe drejtohej nga maestro me fame boterore Likurgos Angjelopolos. Ai eshte i mirenjohur jo vetem brenda, por edhe jashte Greqise dhe ka pasur jehone shume te madhe ne shume vende te botes, sidomos ne France, Rusi, Gjermani.

Koncertin e nderuan me pjesemarrjen e tyre Kryepiskopi Anastas, Ministri i Kultures z. Teodor Laco, kryetari i PBDNJ, z. Vasil Melo, ambasadori i Greqise z. Kristo Caliqis, i Rumanise, z. George Miku, personalitete te muzikes e kultures shqiptare, diplomate, besimtare te shumte etj.

Me te drejte spektatori yne per dy ore rresht duartrokiti troparet dhe psalmet e ndryshme te punuara nga mjeshter te famshem, si Dhamian Vatopedhiu, Petro Llambadhariu etj. Keta mjeshtra te muzikes Bizantine shek. te XVII, kane lene nje krijimtari shume te vyer jo vetem per interpretuesit, por edhe per studjuesit, sepse Muzika Bizantine eshte nje pasqyre kulture e atyre viteve dhe do te ngelet gjithmone thesar magjepses dhe i papersëritshem.

Mbas nje pushimi te shkurter pjesa e dyte e programit filloi me krijimtarine e bashkatdhetarit tone nga Durresi, Shen Joan Kukuzelit. Me te drejte artedashesit e kryeqytetit, te mbushur me krenari, duartrokiten me entusiazem tingujt hyjnore. Me mbresa te vecanta ishte edhe kendimi ne shqip nga kori i Dhoksologjise.

Ky kor, ne te cilin te bie ne sy unifikimi i ketyre zerave te bukura, sidomos me unison apo ansamble, ku si tipar kryesor qendron ostinato e partit te bassit, imponoi tek spektatoret, per dy ore rresht, nje qetesi absolute.

Ne fund, Kryepiskopi Anastas u ngjit ne skene dhe pergezoi ngrohtesisht pjesetaret e korit dhe maestron Angjellopullos, me te cilin e lidh nje njohje gati 20-vjecare, qe nga ana e tij falenderoi per pritjen e ngohte te publikut.

Te merkuren, 3 prill, koncerti i dyte i Korit Grek u be ne vendlindjen e Shen Joan Kukuzelit, ne Durres. Besimtaret e artdashesit durrsake mbushen plot e perplot sallen e teatrit “A. Moisiu”, duke duartrokitur ngrohte gjithe koncertin. Kori beri vizita edhe ne vendet historike te qytetit.

Te enjten, 4 prill, kori dha nje koncert tjeter ne Kishen e Ungjillezimit ne Kryeqytet, ku u pershendet edhe nga kori i kishes, i cili kendoi tropare e psalme te ndryshme per miqte muzikante nga Greqia.

Shpirti i njeriut ka nevoje per hyjnizim, ai eshte i lodhur nga streset e te kaluares. Kjo muzike te ben ta harrosh ankthin dhe te futesh ne boten e miresise. Per kenaqesine qe na dha ky kor ne i urojme suksese edhe me te medha ne punen e tyre fisnike, ne menyre te vecante mjeshtrit Likurgos Angjelopulos. I lutemi Zotit qe ky grup te behet ure shkembimi per marredheniet kulturore vellazerore dhe te nje fqinjesie shume te mire midis popujve tane.

Prof. Milto Vako
Artist i Merituar

Koncert – kontribut per Kishen

“Do te kontribuoj ne ndertimin e kishes se qytetit tim te lindjes”. Eshte 13-vjecari Andri Leka – i cilesuar si nje nga staret e pianistikes boterore per te rinj – qe konfirmon. Pikerisht ne lulishten perballe shkolles artistike “Joan Kukuzeli” – te cilen Andri i vogel ka ndjekur per kater vjet – jane hedhur tashme themelet e ndertesës se Katedrales “Ngjallja” te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Eshte nje dhurate qe adoleshenti virtuoz Leka i ben qytetit te tij te lindjes.

Te ardhurat e medha qe mendohet se do te sigurohen nga nje koncert recital qe do te jape ne Athine, do te kalojne ne financimin e objektit te kultit. Do te jete nje nga skenat me luksoze te kryeqytetit grek, ku nen gishtat e Lekes 13-vjecar do te degjohen kompozitoret e medhenj si Bah, Bethhoven, Shopen, e te tjere, nderkohe, qe te ardhurat e siguruara nga pjesemarrja e elites se kultures greke, do te perfundojne ne vendlindjen e pianistit te vogel.