Γ StamboH ]
Masa të reja kundër Patrikanës
Ekumenike
Autoritetet turke deklaruan largimin e
pjesëtarëve laikë të këshillit të administrimit
të Institutit Teologjik të Halkit. Ajo justifikohet
me deklaratat e autoriteteve të larta te
edukimit,për keqadministrim dhe propa-
gandë, por realisht vendimi erdhi vetëm 10 ditë
pasi Kongresi Amerikan votoi një deklaratë që
kërkonte respektimin e lirisë të Patrikanës
Ekumenike dhe rihapjen e Institutit.
Patriku Ekumenik Vartholomeu I,
zakonisht shumë i rezervuar për çështjet e
marrëdhënieve me autoritetet turke protestoi
me shumë forcë për këtë vendim “të
pathemeltë”.
Instituti i Halkit u ndalua të zhvillonte
mësim në 1971 dhe shprehet frika, se ky
vendim i autoriteteve turke paraprin një
mbyllje të përhershme të tij.