Në gazetat e datave 8 dhe 9 janar, keni botuar njoftime rreth problemeve të lindura në Elbasan, nga shpërndarja e një gazete me titull “Krishterimi”. Siç del edhe nga shkrimet, ajo është botuar nga një sekti huaj pentekostal (protestant), me emër “Kisha e Apostujve”. Ndaj, referimet për komunitetin dhe besimin orthodhoks, si: “kjo gazetë orthodhokse”, “kërkojnë hapjen e fesë orthodhokse” apo “bën thirrje të hapur për ndryshimin e fesë nga myslimane në orthodhokse” etj., janë plotësisht të pasakta dhe të pavërteta.
Nuk e dimë nëse kjo vjen nga padija e plotë për temat religjioze dhe fetë e ndryshme e artikullshkruesve apo kemi të bëjmë me një “ngatërrim” tendencioz dhe të qëllimshëm, si pasojë e paragjykimeve të tyre ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Shpresojmë se ky gabim do ndreqet nga ana e gazetës suaj dhe herë tjetër, do ketë më shumë përpjekje për saktësi në çështje të tilla delikate, siç janë ato fetare.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Redaksisë së Gazetës Shqiptare