Sqarim për një përdhosës të besimit
f „
NJË MASHTRIM I VAZHDUESHËM
Kisha, drejtues i së cilës deklaron të jetë N. Marku është inekzistente nga ana kishtare dhe ligjore.
Duke marrë shkas nga deklaratat e z. Nikolla Marku nga Elbasani
në Gazeta Shqiptare, 2 gusht 2012, fq. 11, sqarojmë:
Nëse dikush endet nëpër Shqipëri, duke deklaruar se është
“ambasador” i një vendi inekzistent, duke lëshuar viza e pasaporta,
a nuk do të dënohej penalisht? Nëse dikush e shpall veten “kirurg”,
apo “profesor”, të një universiteti që nuk ekziston, a do të lejohej
vallë të mashtronte njerëzit?
Në ditët e sotme po ndodh diçka edhe më e rëndë. Dikush
deklaron se është “prift” i një Kishe që nuk ekziston, i cili jep
certifikata të pavlera martese dhe pagëzimi. Por, asnjë Kishë
Orthodhokse në botë nuk e njeh si të tillë. Madje nuk njihet as nga
ndonjë Kishë tjetër apo konfesion i krishterë. Është e qartë se ai
vazhdon të përdoret herë pas here nga qarqe ekstremiste, për sulme
pseudonacionaliste dhe antiorthodhokse. Por, sado ta mbështesin
këto qarqe, nuk mund të fshihet dot e vërteta se me sakrilegjet e
përditshme që bën ai fyen rëndë dhe përdhos fenë e krishterë, duke
e bërë atë qesharake edhe më keq se në regjimin e mëparshëm dhe
mashtron në mënyrë flagrante opinionin publik.
Në deklarimet e fundit të tij në Gazeta Shqiptare, z. Marku dha
këshilla edhe për qeveritarët dhe bëri kërcënime se në nëntor do të
meshojë në Kishën e re Katedrale në Tiranë.
Jemi të detyruar të sqarojmë përsëri, se “Kisha Kombëtare
Autoqefale Orthodhokse e Shqipërisë” drejtues i së cilës deklaron
të jetë, nuk është veçse një fantazmë. Është inekzistente nga ana
kishtare dhe ligjore. Atë nuk e njeh kush: nuk njihet as nga Komiteti
Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë, nuk është njohur nga asnjë gjykatë,
nuk njihet nga asnjë Kishë në botë. Për më tepër, në mënyrë të
paligjshme vazhdon të keqpërdorë ndërtesën e kishës që është monu
ment kulture dhe të shfrytëzojë privatisht ndërtesën pranë saj, të
restauruar tërësisht me fondet e Kishës, të cilatjanë pronë e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja Kishë
Orthodhokse në vend. Njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, ka
nënshkruar Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare (firmosur nga
Kryepiskopi i saj Anastasi) dhe kjo Marrëveshje është bërë ligj (nr.
10057 22.1.2009). Njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse në botë,
si edhe nga ajo Katolike dhe konfesionet protestante dhe po ashtu
nga organizmat ndërkristianë e ndërfetarë.
Në fund, në lidhje me sulmet e planifikuara të z. Marku dhe të
atyre që qëndrojnë prapa tij, në Kishën Katedrale të Tiranës,
nënvizojmë se ligji i mësipërm (Neni 5) paralajmëron në mënyrë të
qartë: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar
nga Sinodi i Shenjtë i saj dhe garanton mbrojtjen e Kishës Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo individ apo çdo grupim,
që kërkon të përvetësojë emrin, vendet e kultit, pasurinë kishtare,
simbolet ose vulën e saj”.
Së bashku me shtetin, mbrojtjen e Kishës Katedrale të Tiranës e
garantojnë mijëra besimtarë orthodhoksë që mblidhen rregullisht
brenda saj.
Është koha që të reshtin një herë e mirë veprime dhe deklarata të
tilla qesharake, si edhe shpifjet e pabaza e kërcënimet e kota ndaj
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga cilido drejtim që
të vijnë ato.
Tiranë, 8 gusht 2012
Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës