EmailFacebookKontakt

Sqarim – Lajmet propagandistike nuk sjellin paratë në arkën e Kishës

Për të ndriçuar sado pak të vërtetën rreth lajmit të dhënë në emisionin e lajmeve të RTV, në dt. 8.10.1996, rreth vjedhjes së shumës prej 4.016.000 lekëve të “zbluar” nga Kontrolli i Shtetit, bëjmë të ditur se:

Nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kjo çështje është kallzuar që para 6 muajsh në të gjitha instancat shtetërore dhe në vazhdim, deri më sot. Por, çuditërisht, na kthehet përgjigje nëpërmjet RTV, përgjigje e cila nuk sjell asgjë në llogarinë Bankare të Kishës.

Si përfundim, theksojmë se nga ana jonë kjo çështje do të konsiderohet e mbyllur vetëm pas kthimit të shumës së vjedhur në llogarinë bankare të Kishës.

Zyra e Shtypit e KOASH