Sot Kisha është më efortë se kurrë!…
P
as një periudhe njëvjeçare pune intensive, gjatë së cilës Eksarku i Patrikanës Ekumenike në Shqipëri, episkopi i Andhrusës Anastasi përmbushi me sukses detyrën e ngar- kuar, orthbdhoksët e Shqipërisë, nëpërmjet një përfaqësie të Këshillit të Përgjithshëm Kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë, i parashtruan më 30 maj 1992 Kishës së Madhe të Krishtit kërkesën dhe dëshirën që nje- riu i cili ringriti nga themelet Kishën e tyre të shkatërruar nga diktatura komuniste të qëndro- nte përgjithmonë mes tyre, për të vazhduar misionin e tij historik si atë dhe kryebari.
Më 17 korrik të po atij viti Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike, duke marrë parasysh këtë kërkesë, si dhe duke vlerësuar në të njëjtën kohë veprën kishtare që ishte kryer deri atëherë, zgjodhi me vota unanime ImzotAnastasin, Krye- piskop të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale.
Ceremonia e Fronëzimit u zhvillua më 2 gusht 1992, në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, në një atmosferë festive, në prani të qindra be- simtarëve të ardhur nga të katër dioqezat e Shqi- përisë. Merrnin pjesë gjithashtu dy anëtarë të Sinodit të Patrikanës Ekumenike, mitropoliti i Filadelfisë Melitoni dhe mitropoliti i Pergës Eva- ngjeli, miq e dashamirës të shumtë dhe persona- l|tete fetare nga Evropa dhe bota, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, personalitete të shquara të jetës së vendit etj., prania e të cilëve dëshmonte qartë e në mënyrë të papërgënjeshtrueshme miratimin e popullit shpresëtar orthodhoks e të të gjithë atyre që dëshironin mbarëvajtjen dhe përparimin e Ki- shës Orthodhokse për Fronëzimin e Imzot Anastasit si Kryepiskop i Shqipërisë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë atmos- ferë u përpoqën ta prishin disa persona që nuk kishin asnjë lidhje shpirtërore me orthodhoksinë, madje shumica u përkisnin besimeve të tjera. Argument! i vetëm që ngritën kundër Fronëzimit të Imzot Anastasit ishte kombësia e tij. Sipas tyre, fakti që ai ishte grek «vinte në rrezik auto- qefalinë e Kishës Shqiptare, e nënshtronte këtë të fundit ndaj Patrikanës greke të Konstandi- nopojës dhe e bënte pre të interesave shoviniste të saj në favor të Greqisë». Me kalimin e kohës reagimet u bënë më të shumta e më intensive. Madje edhe në ditët tona dëgjohet nga njerëz «kompetentë», se do të ishte më mirë që Imzot Anastasi të vazhdonte të qëndronte Eksark, deri sa të gjendej një shqiptar për postin e lartë të Kryepiskopit.
Ndërkaq mund të kuptohet lehtë se pas rea- gimeve ndaj Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas fshiheshin interesa, të cilat vetëm si «atdhe- dashëse» nuk mund të etiketohen. Duhet qa- rtësuar tashmë se prania e një eksarku të Patri- kanës Ekumenike pranë Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë do të thoshte që kjo e fundit nuk mund të ishte në thelb autoqefale, sepse nuk siguronte një sërë premisash për të qenë e tillë, prandaj dhe praktikisht nuk mund të konsi- derohej si Kishë motër, d.m.th. e barabartë me Kishat e tjera Autoqefale të botës. Me fjalë të tjera, nuk mund të ishte veçse një provincë kishtare nën mbikëqyrjen dhe juridiksionin e drejt- përdrejtë të Patrikanës Ekumenike. Siç është thënë edhe herë tjetër, pa zgjedhjen dhe
/ \
Pa zgjedhjen dhe Fronëzimin e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë nuk mund të bëhej i mundur ripërjetimi i autoqefalisë, e cila për ne orthodhok- sët konceptohet vetëm në dimensionin e saj kishtar, d.m.th. sipërmbushje kri- teresh të caktuara, që presupozojnë besnikëri të Kishës vendore ndaj dog- mave dhe traditave të Kishës Orthodhokse.
s _____ >
Fronëzimin e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë nuk mund të bëhej i mundur ripërjetimi i autoqefalisë, e cila për ne orthodhoksët konceptohet vetëm në dimensionin e saj kishtar, d.m.th. si përmbushje kriteresh të caktuara, që presupo- zojnë besnikëri të Kishës vendore ndaj dogmave dhe traditave të Kishës Orthodhokse, lëvrim të veprës didaktike kishtare, përgatitje të infra- strukturës së nevojshme, formim të klerikëve dhe të kuadrove kishtarë, zhvillim të monakizmit, përgatitje të klerit të lartë etj.
Gjithë sa u thanë e u bënë kundër Fronëzimit të Kryepiskopit, edhe pse në maskën e një na- cionalizmi të skajshëm, kishin thjesht karakter ideologjik, me autorë përfaqësues të elitës intelektuale komuniste, demagogë fanatikë e të papenduar, bashkëfajtorë në krimet e regjimit kundër popullit shqiptar, protagonistë të zellshëm të terrorit ateist, shkelës të ndërgjegjshëm të të drejtave më themelore të njeriut. Në periudhën e përpjekjeve për liri e demokraci, të cilat arritën kulmin me lëvizjen antidiktatoriale studentore në dhjetor të vitit 1990, u rreshtuan herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar për të penguar hapjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë ndaj Perëndimit. Me po aq forcë reaguan edhe ndaj ardhjes dhe vendosjes në Shqipëri të imzot Anastasit, të një perëndimori, i cili vinte nga i vetmi shtet anëtar i TPE-së (sot BE) dhe i Aleancës Atlantike, të cilin e ndante n-ga Shqipëria vetëm një fije peri. Aq më tepër që bëhej fjalë për një personalitet fetar, me autoritet dhe popullaritet të padiskutueshëm në arenën ndërkombëtare.
Zyrtarizimi i qëndrimit të Kryepiskopit Anastas në Shqipëri nëpërmjet Fronëzimit të tij, më 2 gusht 1992, shkaktoi panik në radhët e kastës së intelektualëve enveristë. Tashmë ata kishin përballë jo vetëm një njeri me kulturë të gjerë, por edhe një personalitet të afirmuar si bartës vlerash demokratike. Në të njëjtën kohë prania e tij fitonte dashje pa dashje karakter monitorues në emër të komunitetit ndërkombëtar në një nga fushat më të ndjeshme të të drejtave të njeriut, atë të lirive fetare. Në fakt jeta e tij në Shqipëri ka qenë gjithmonë barometri që i ka treguar botës ecurinë e proceseve demokratike dhe shkallën e përkushtimit të shoqërisë shqiptare ndaj proceseve integruese euroatla- ntike. Sa herë që Kryepiskopi Anastas ka qenë objekt sulmesh e fushatash denigruese, po kaq herë Shqipëria është bërë objekt kritikash të ashpra nga ana e organizmave ndërkombëtarë, madje jo vetëm në fushën e lirive fetare, por në të gjitha aspektet e jetës së vendit.
Sot, 15 vjet nga zgjedhja dhe Fronëzimi i Imzot Anastasit si Kryepiskop i Shqipërisë, kur Kisha Orthodhokse është forcuar më shumë se kurrë, të gjithë jemi të bindur se, në thelb, lu- fta kundër tij prej 2 gushtit 1992 e në vijim ishte një pretekst për të përligjur luftën kundër rehabi- litimit të institucionit të fesë. Këtë e vërteton më së miri edhe kërkesa para pak kohësh e disa prej tyre drejtuar zyrtarëve të lartë të shtetit për shndërrimin sërish të kishës së Shën Marisë të Përmetit në shtëpi kulture! Për fat të mirë, grahmat e tyre që ndjellin të kaluarën e hidhur nuk i dëgjon më askush, aq më tepër brezi i sotëm, një brez që dëshiron me gjithë shpirt të jetojë në paqe, në liri e demokraci.
K.