Mitropoliti Mbikëqyrës i Gjirokastrës, Hirësi Nikolla vizitoi më 2 gusht, fshatin Senicë në Delvinë, për të mbështetur komunitetin e atjeshëm. Hirësia e Tij shkoi për të parë situatën në kishën e Shën Dhimitër Mirovlitit, që ishte shkatërruar plotësisht si pasojë e djegies para pak ditësh. Atje takoi besimtarët dhe ndau me ta preokupimin e përbashkët për të hapur perspektivën e restaurimit përsëri të kishës.
Veç kësaj, ai shprehu mbështetje shpirtërore edhe për familjet që iu dëmtuan banesat, ullishtat etj., dhe i siguroi besimtarët se shqetësimi i tyre do të ketë prioritet.