EmailFacebookKontakt

S’ka gjë më të bukur e më të hijshme se sa të jetojnë vëllezërit bashkë

“S ’ KA GJË MË TË BUKUR E MË TË HIJSHME SE S A
TË JETOJNË VËLLEZËRIT B ASHKË”

– Mbresa nga Asambleja e KBK –

“S’ka gjë më të bukur e më të hijshme se sa të jetojnë vëllezërit bashkë” – këto janë fjalët e psalmi- stit si edhe thirrja që mba- nte peshë zemrat e 150 të rinjve të kishave të ndry- shme kudo në botë, të mbu- shura me respekt dhe da- shuri ndaj njëri – tjetrit për- gjatë gjithë kohës që që- ndruam së bashku në Porto Alegre të Brazilit, gjatë zhvi- llimit të Asamblesë së 9-të, të Këshillit Botëror të Kishave (WCC-World Council of Churches).

Nga data 8.02.06 – 28.02.06, të rinj nga e gjithë bota u mblodhën së bashku, për të ndihmuar në mbarë- vajtjen e Asamblesë së 9-të, si edhe për të ndarë përvo- jat me njëri – tjetrin, si të rinj aktivë në kishat e tyre të ar- dhur nga vende të ndry- shme të botës.

Nëjavëne parëuorga- nizua një para-konferencë. Pjesëmarrësit në të ishin të rinjtë që do të shërbenin gjatë zhvillimit të asamble- së, grup të cilit unë i përkisja, si edhe një pjesë e të rinjve delegatë, përfaqësues nga kishat e tyre në asamble.

Aty pata mundësinë të marr pjesë në një program mjaft të larmishëm, i cili përbëhej nga lutje të përdit- shme, tema të mbajtura nga referues mjaft të dëgjuar, tema për probleme që shqetësojnë të rinjtë sot, si edhe studime biblike, di- skutime në grupe, ndarje përvojash për programe që zhvillojnë të rinjtë e kishave të ndryshme, vizita rreth Porto Alegres, aktivitete kul- turore etj. Gjatë kësaj kohe të rinjtë u njohën më mirë me programin e asamble- së dhe rolin e tyre në të.

Javën e dytë, të 150 të rinjtë u ndanë në grupe të ndryshme për të ofruar shër- bimin e tyre në departame-

nte të ndryshme ku asambleja kishte nevojë. Unë fillova të ofroj shërbimin tim në Zyrën e workshopeve, grup i përbërë nga 9 veta. Ishte një privilegj të jepja kontributin tim në asamble, por edhe të dëshmoja se të rinjtë shqiptarë dhe pikë- risht të rinjtë e Kishës Or- thodhokse Autoqefale të Shqipërisë, janë njerëz që kanë dashuri për vëllezërit e tyre, si edhe tregojnë kuj- des e respekt ndaj të tjerëve, cilitdo besimi që ata mund t’i përkasin.

Çdo mbrëmje, të rinjtë që kishin përgjegjësinë për të ndihmuar (stjuartët), kishin takimin e tyre. Ai të jepte mundësinë të dëgjoje eksperiencat e të rinjve gja- të shërbimeve të tyre përgjatë ditës. Nuk do t’i

harroj mbrëmjet kur të rinjtë ishin mjaft të lodhur, por ende kishin shumë for- cë për të thënë se e kishin bekim t’u shërbenin vëlle- zërve e të kontribuonin në mbarëvajtjen e asamblesë.

Duhet përmendur veça- nërisht mikpritja e të rinjve

brazilianë, si edhe kujdesi i tyre për çdonjërin nga ne.

Bekim mjaft i veçantë ishte fakti se pata privilegj in dhe gëzimin të isha e prani- shme në çastin e zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas si President i Këshillit Botëror të Kishave.

U përpoqa të marr me vete ato gjëra që mendoj se do të më duhen përgjatë udhëtimit tim si edhe për- gjatë shërbimit tim në Kishë e në shoqëri.

Ana Kërçyku