Sinodi i Shenjtë i Kishës
Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë zgjodhi
dy episkopë të rinj
Pas propozimit të Këshillit Kleriko-la- ik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës so- në, të enjten, 19 janar 2012, në mbledh- jen e tij Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjo- dhi dy episkopë të rinj titullarë. Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet për herë të parë në historinë tij nga 8 anëtarë.
Në bazë të Statutit të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë (nenet 17, 18), Sinodi i Shenjtë vendosi me vota unanime si Episkop të Episkopatës dikur të ndritshme të Amantias, arkimandritin Nathanail dhe si Episkop të ish-Episko- patës dikur të ndritshme të Bylisit, arki- mandritin Asti. Ata janë anëtarë titullarë me të drejta të plota të Sinodit të Shenjtë (Neni 18 i statutit: Sipas nevojave të Ki- shës është e mundur të zgjidhen nga Si- nodi i Shenjtë episkopë titullarë aktivë me detyra të caktuara. Këta quhen krye- priftërinj në shërbim aktiv dhe marrin pjesë në Sinodin e Shenjtë.). Kështu, epi- skopët e rinj do të mbulojnë sektorë të cak- tuar të jetës kishtare. Hirësi Nathanaili “Mbikëqyrjen e pasurisë së Manastire- ve” dhe Hirësi Asti, “Diakoninë Aposto- like” (Shërbimin Apostullor).
Në datën 21 janar, e shtunë, u krye nga Kryepiskopi Anastas, me pjesëmarr- jen e gjithë Sinodit të Shenjtë, shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandrit Nathanailit, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Merrnin pjesë klerikë të shumtë nga Kryepiskopata e Tiranës, Mitropolia e Gjirokastrës dhe nga dioqezat e tjera. Merrnin pjesë gji- thashtu familjarë, miq, bashkëpunëtorë e besimtarë të shumtë edhe nga dioqezat e tjera, nxënësit e pedagogët e shkollave kishtare etj., të cilët e uruan nga zemra “Aksios – i denjë!”.
Në datën 22 janar, e diel, u krye nga Kryepiskopi Anastas, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë, shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandrit Astit, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Merrnin pjesë edhe shumë klerikë nga Kryepiskopata e Tiranës dhe nga mitropolitë. Merrnin pjesë gjitha- shtu familjarë, miq, bashkëpunëtorë e besimtarë të shumtë të ardhur nga Du- rrësi dhe Akademia Teologjike ku jep mësim, nxënës e mësues të shkollave ki- shtare etj., të cilët e uruan nga zemra “Aksios – i denjë!”.