Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Joan, u mblodh më 16 shtator 2025, në selinë e Qendrës Sinodike të Kryepiskopatës së Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme:
1. Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Gjirokastrës, Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, Nathanailin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
2. Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Korçës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Krujës, Anastasin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 27 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.
Në vijim, dy Mitropolitët e sapozgjedhur lexuan Mesazhin e Madh në kishëzën e Qendrës Sinodike.
Mitropoliti i Gjirokastrës, f Nathanaili
Mitropoliti i Korçës, f Anastasi