EmailFacebookKontakt

Sinodi i Shenjtë diskuton për reformën kushtetuese

Anëtarët e përhershëm të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse të Greqisë vendosën të përgatisin propozime për modifikim në Kushtetutën Greke dhe sidomos studimin e atyre neneve që u referohen marrëdhënieve Kishë-Shtet, në rast revizionimi të saj të kërkuar nga tre partitë më të mëdha politike të vendit. Për këtë qëllim, një komision i posaçëm, i drejtuar nga Mitropoliti i Thivës Jeronimi, po përgatit një raport i cili mund të përfshijë një ndarje eventuale të Kishës nga Shteti.