Simpoziumi “Harmonia dhe dialogu ndërfetar”
(vijon nga faqja 3) realizimin e kësaj veprimtarie ba- shkëpunuan USAID/ World Learning dhe Komiteti i Kulteve.
Simpoziumi u hap me fjalët për- shëndetëse të drejtuesve të të katër komuniteteve fetare tradicionale. I pari e mori fjalën Kryetari i Komu- nitetit Mysliman, Hafiz Selim Mu- ça, i cili theksoi se dialogu, harmonia dhe bashkekzistenca janë vlerat më të çmuara të kombit tonë. “De- tyra jonë mbetet forcimi i kësaj ba- shkëjetese, sepse besimtarët e ka- në kuptuar bashkekzistencën.”.
Ndërsa në përshëndetjen e tij, Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlu- mturia e Tij Anastasi, i cili është dhe një nga presidentët e nderit të “Fetë për paqen” tha ndër të tjera se: “..,Ne kemi vendosur së fundi të shprehim me anë të një strukture formale, krijimin e Këshillit Ndër- fetar të Shqipërisë, atë çka qenë realitet në jetë. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë, së pari, të forcojmë zërin e komuniteteve fetare në jetën publike të Shqipërisë; së dyti, të ofrojmë një model për bashkek- zistencën fetare dhe bashkëpuni- min harmonik në mbarë Ballkanin; dhe së treti, të marrim pjesë në më- nyrë aktive në strukturën globale të Konferencës të Feve për Paqen, organizmit botëror që punon për të parandaluar luftën e varfërinë, si dhe që të mbrojë planetin tonë. Pra, ne nuk do të qëndrojmë të izoluar në rajonin tonë, por do të marrim pjesë në përpjekjet globale për të krijuar një dialog ndërfetar dhe bashkë- punim për paqen botërore”.
Më tej, e mori fjalën për Komu- nitetin Katolik, Arqipeshkvi i Tira- në-Durrës Imzot Rrok Mirdita. Si- pas tij, “Të flasësh për dialog fetar në Shqipëri, nuk do të thotë të pu- nosh për të shuar konfliktet, sepse shqiptarët e kanë projektuar të ardh- men e tyre fetare shumë paqësore”.
Kryetari i Komunitetit Bekta- shian, Haxhi Dede Reshat Bardhi, theksoi se takimi dhe idetë për har- moninë ndërfetare janë një ogur i bardhë për vendin tonë. “Ka ardhur koha që t’i tregojmë botës se kemi një traditë, histori e kulturë fetare të mrekullueshme. Le të jemi ne shqip- tarët qytetarë të epokës së re fetare”.
Simpoziumi vazhdoi me temat që kishin përgatitur përfaqësuesit e komuniteteve tradicionale në Shqipëri. Z. Sajmir Rusheku, nën- kryetar i komunitetit mysliman, foli përtemën: “Dialogu ndërfetar, obli- gim hyjnor”. Sipas tij, dialogu nuk duhet të kufizohet vetëm në fjalët tolerancë dhe dashuri, por edhe mes anëtarëve të komuniteteve fetare. Komunitetet fetare tradicionale duhet të thellojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë në reduktimin e fe- nomeneve negative të shoqërisë për ripërtëritjen e jetës”.
Referati i dytë u mbajt për Ko- munitetin Orthodhoks nga Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni i cili ndër të tjera tha: “Fetë dhe veça- nërisht komunitetet tona fetare, ftohen të japin kontributin e tyre esencial nga pasuria dhe përvoja e tyre e thellë shpirtërore në zbutjen dhe shërimin e këtyre plagëve, si mbartësit dhe përfaqësuesit më autoktonë dhe më të besueshëm të
vlerave shpirtërore, morale, etike e kulturore të shoqërisë. Në këtë kënd- vështrim, sfidat e së ardhmes kërko- jnë nga ne që të jemi vigjilentë e të bashkuar, me përkushtim e mirëbe- sim ndaj njëri-tjetrit në përmbushje të angazhimit dhe të misionit tonë përpara Perëndisë dhe njerëzve”.
Ipeshkëv Xhorxh Frendo, ipesh- këv ndihmësi Arqipeshkvisë Tira- në – Durrës kishte përgatitur temën: “Fetë dhe toleranca fetare”, të cilën e lexoi Dom Henri Welkam – kance- lar i Arqipeshkvisë Tiranë – Durrës.
Në kumtesë thuhej se askush nuk mund të na i çrrënjosë besimin. “Me rritjen e pluralizmit është rritur tensioni. Roli i vërtetë i fesë është ta ulë këtë tension.”
Z. Ilir Dedei, nga komuniteti bektashian, referoi për temën “Harmonia dhe toleranca fetare në Shqi- përi, traditë unikale e paqes ndër- fetare”. Ai tha se harmonia fetare është duke u forcuar në rrafshin shpirtëror, moral dhe kombëtar. Një aspekt i tolerancës është res- pektimi i objekteve të kultit. Dialogu i shqiptarëve duhet të konsi- derohet një proces i gjatë historik.
Në fund të simpoziumit, përshë- ndetën edhe kryetari i Komitetit të Kulteve, z. Rasim Hasanaj, drejtori i projektit të USAID / World Learning në Shqipëri, z. Landan Eduard, përfaqësuesja shqiptare e projektit të organizatës “Fetë për paqen”, znj. Albana Hila, Rev. Verbjon Hors- fjord, sekretar i përgjithshëm i Kë- shillit Evropian i liderëve fetarë dhe dr. Brajan Uolker, drejtor i “Feve për Paqen” në Britaninë e Madhe.
Isidor Koti