Kronikë
Simpoziumi “Deti Adriatik; një det në rrezik, një qëllim i përbashkët
Simpoziumi me temë: Deti Adriatik; një det
në rrezik, një qëllim i përbashkët ”, nisi më datën
5 qershor në Ishullin e Korfuzit, për të vazhduar
në qytetin antik të Butrintit, ndërsa më 6
qershor anija “Festos Palas” mbërriti në Portin
e Durrësit, ku do të përshëndesnin autoritete
të larta të shtetit shqiptar, për të vazhduar më
pas itinerarin në Malin e Zi, Kroaci, Slloveni
dhe Itali. Në këtë Simpozium mori pjesë edhe
një përfaqësi nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, e kryesuar nga
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, Drejtori
i Fondacionit “Frymë Dashurie” Z. Jorgo
Papadhopulli, si dhe znj. Arjola Grazhdani,
koordinatore e programit për mjedisin. Merrnin
pjesë gjithashtu nga Shqipëria edhe kryetari i
Komuniteti Bektashian Baba Reshat Bardhi,
sekretari i Komunitetit Mysliman etj.
Ky është Simpoziumi i katërt i këtij cikli që
po organizohet dhe kishte për qëllim nxitjen e
mbrojtjes së Detit Adriatik, me synim eksplo-
rimin e ujërave të pesë shteteve që lagen nga
ky det, Shqipërisë, Italisë, Malit tëZi, Kroacisë
dhe Sllovenisë.
Në datën 6 qershor, në portin e Durrësit,
| punimet e Simpoziumit i hapi Tërëshenjtëria e
| Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu I, i cili u
| bëri thirrje banorëve të rajonit që të aspirojnë
| së bashku për një etikë më tepër mbrojtëse për
| mjedisin tonë të shtrenjtë.
Seanca e parë u drejtua nga Fortlumturia e
| Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë
| Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Në Simpozium
| përshëndetën autoritete të larta të shtetit shqiptar.
President! Meidani theksoi se feja dhe shke-
। nca kanë një rol të rëndësishëm të përbashkët
I për administrimin e hapësirës detare. Shkenca
I dhe besimi, theksoi Meidani, në bashkëpunim
। janë një forcë e pakrahasueshme për të luftuar
। të keqen.
Ndërsa Kryeministri Pandeli Majko de-
। klaroi, se mbrojtja e mjedisit është një nga
। sfidat më të prekshme, me të cilat përballet
■ qytetari i sotëm dhe në këtë kuadër qeveria
। që ai drejton ka përcaktuar qartë në pro-
■ gramin e saj synimet për frenimin e de-
। gradimit mjedisor dhe rehabilitimin e zonave
të ndotura, veçanërisht në zonat bregdetare,
që zotërojnë resurse të mëdha zhvillimi.
Kryebashkiaku Edi Rama diskutoi lidhur me
problemet e mjedisit në perspektivën urbane.
Në Simpozium u diskutuan probleme të
ndotjes e shfrytëzimit pa kriter të pasurive naty
rore të Detit Adriatik, si dhe mënyrat për ta
mbrojtur atë nga degradimi, duke ndërmarrë
projekte konkrete në të ardhmen.
Pas largimit nga Durrësi, anija gjigande
“Festos Palas” ku u zhvillua Simpoziumi, u
ankorua edhe në portet e Kotorit, të Malit të
Zi, në Split të Kroacisë, në Koper të Sllovenisë
për të vazhduar në Ravenë të Italisë. Kudo u
përsërit rituali i përshëndetjes nga autoritet më
të larta të këtyre shteteve, që u pasua me dis-
kutimin e temave të përgjithshme dhe pro-
blemeve specifike.
Mjaft e veçantë ishte etapa përfundimtare
në Venecia, ku u nënshkrua edhe një dokument
i përbashkët – “Deklarata e Venecias për
Ruajtjen e mjedisit të Detit Adriatik” – nga
Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu I dhe Papa
Joan Pavli II.
Korresp I “Ngjallja ”