Me rastin e 1600-vjetorit të fjetjes së Shën Joan Gojartit (407/2007). Fanar, Konstandinopojë, 13-18 shtator 2007
SIMPOZIUM SHKENCOR NDËRKOMBËTAR
“Shën Joan Gojarti, Kryepiskop i Konstandinopojës”
M
e bekimin e Tërëshenjtërisë së Tij Patriarkut Ekumenik Vartholomeut dhe nën drejtimin e tij, në Konstandinopojë u mbajt nga 13-18 shtator një Simpozium shkencor ndër- kombëtar me temën “Shën Joan Gojarti, Kryepiskop i Konstandinopojës”, me rastin e 1600-vjetorit të fjetjes së tij (407/2007).
Në të morën pjesë përfaqësues të Kishave Orthodhokse të Aleksandrisë. Antiokisë, Jeru- salemit, Rusisë, Serbisë, Rumanisë, Gjeorgjisë, Qipros, Greqisë, Polonisë, Shqipërisë (Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri), Çekisë dhe Sllovakisë, Finlandës dhe Estonisë, si dhe shkolla e institute teologjike të Athinës, Selanikut, Moskës, Shën Petërburgut, “Kryqi i Nderuar” i Bostonit, “Shën Sergji” i Parisit, i Shambezisë në Zvicër, e Mynihut të Gjermanisë, i Bukureshtit, Sibiut e Jashit në Rumani, “Shën Klementi” në Sofie dhe i Joensut në Finlandë. Në të gjithashtu mori pjesë edhe një delegacion zyrtar nga Mali i Shenjtë.
Simpoziumi shkencor kishte afërsisht 80 dije- tarë të ftuar, të cilët diskutuan mbi jetën, veprën letrare dhe funksionin kishtar të këtij Ati të madh dhe Doktor ekumenik të Kishës. Dijetarët, të cilët nuk vinin vetëm nga Kisha Orthodhokse, por edhe nga Kisha të tjera të krishtera, treguan përmes ligjëratave, si dhe ndërhyrjeve gjatë di- skutimeve, kontributin e paçmueshëm, vlerën diakronike të shembullit apostolik, si dhe dë- shminë teologjike të këtij Ati të shenjtë e të shquar, jo vetëm për fronin ekumenik apo Ki- shën orthodhokse, por gjithashtu për të gjitha Kishat e krishtera në mbarë botën.
Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu hapi pu- nimet gjatë Liturgjisë Hyjnore me rastin e ditës së Lartësimit të Kryqit të Çmuar, në katedralen patriarkale në Fanar, me një omeli festive frymëzuar nga domethënia e veçantë e kre- mtimeve të këtij përvjetori: “E konsiderojmë një nder të madh dhe bekim që Shën Joan Gojarti është paraardhës i fronit ekumenik… Si rrjedhim, ne jemi pasues të këtij hierarku të bekuar në administrimin e kësaj Kishe dhe në të njëjtën kohë të të gjithë Kishës Orthodhokse përmes shërbimit dhe sakrificës kenotike. Këto gjëra përbëjnë një konfirmim të stabilitetit të këtij froni, i cili sjell bekime për të gjithë e që është një shembull për ne… Si syri i tërë universit, ai shqetësohej që të gjithë “të arrinin në njohjen e së vërtetës” (lTim.2,4), ndaj dhe organizoi ekspe- dita misionare tek gotët, skitët, keltët, persët dhe fenikasit. Ishte me të vërtetë një sy i fuqishëm e vigjilent për gjithë botën. I frymëzuar thellësisht, ky njeri punoi shumë për njerëzit në çdo skaj të tokës që të njihnin të vërtetën, pra Krishtin, e që të mund të ndanin pasurinë e Mi-
rësisë dhe e Mëshirës së tij plot dashuri”.
Punimet e simpoziumit ishin ndarë në sesione plenare nën drejtimin e Mitropolitit Genadio të Sasimës. Fjalimet e ndryshme paraqitën ndikimin e gjerë të personit dhe veprës së shenjtit jo vetëm në Kishën Orthodhokse, por gjithashtu në traditat teologjike të Perëndimit dhe të Kishave orientale si kopte, siriane etj., ashtu siç shfaqet në traditën e dorëshkrimeve dhe biblio- grafinë teologjike.
Në këfë frymë, prezantimet, të grupuara sipas temave, si dhe ndërhyrjet e pjesëmarrësve të simpoziumit, paraqitën aspektet domethënëse të personalitetit shpirtëror të jashtëzakonshëm të Gojartit, sintezën unike të mesazhit të Teologjisë përmes misterit të Kishës dhe modelin apostolik shembullor të gjithë dhiakonisë së tij kishtare, që nga shpellat e shkretëtirës së Antiokisë deri në fronin e Konstandinopojës dhe deri në vdekjen e tij në mërgim.
Kështu, ligjëratat dhe diskutimet kanë nën- vizuar pasurinë e karizmave shpirtërore dhuruar nga Perëndia, aktivitetin e gjerë letrar me për- mbajtje fetare dhe jofetare, kombinimin e har-
monishëm të spiritualitetit asketik dhe përvojën liturgjike, bashkekzistencën e veprimtarisë pastorale dhe dëshminë e besimit tek ata që janë afër e larg, rrezatimin diakronik e ekumenik të personalitetit të tij ashtu siç e dëshmojnë ndër- gjegjja, teologjia dhe arti i Kishës në Lindje dhe në Perëndim, mbrojtjen e nevojshme të unitetit të Kishës, në një perspektivë lokale dhe eku- menike, në të vërtetën e besimit dhe unitetin e dashurisë.
Gjithashtu u vu në dukje dhe funksioni i jashtëzakonshëm i “primUs”-it në kungimin e Kishave lokale, lidhja e pandashme mes eklisiologjisë, kristologjisë dhe pnevmatologjisë, si dhe shfaqja e misterit të Kishës dhe uniteti i trupit kishtar në Eukaristinë Hyjnore dhe tërë përvojën sakramentale. U theksuapërgjegjësia e madhe e barinjve në formimin dhe shpëtimin e popullit të Perëndisë, respekti besnik i rregullit kanonik dhe parandalimi sinodal ose shërimi i problemeve kishtare serioze, kujdesi i pandërpre- rë për kthimin e skizmatikëve në gjirin e Kishës përmes një dialogu teologjik në dashuri dhe të vërtetë.