Vërtet, përse ndezim qiri në Kishë?
Ndoshta disa nga të krishterët nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Sigurisht që ndezin qiri, por nuk dinë simbolikën e tij. Dhe, si orthodhoksë që jemi, duhet të dimë simbo- likën e çdo veprimi liturgjik, në mënyrë që të adhurojmë Perëndinë tonë “në frymë dhe në të vërtetë”.
Pyetjes konkrete që parashtruam më sipër, i japin përgjigje dy teologë të rëndësishëm të Kishës sonë, dy shenjtorë: Shën Simeoni i Selanikut dhe oshënar Nikodhim Agjioriti
Që të dy bien dakord që pas ndezjes së qirinjve fshihet një simbolikë e thellë.
Shën Simeoni i Selanikut, i njohur për inter- pretimin që jep në shumë pjesë të Liturgjisë Hyjnore, thotë se qiriu që ndezim ka 6 simbolika:
Ai simbolizon:
Pastërtinë e shpirtit tonë, sepse është i përgatitur nga dylli i pastër i bletës.
Plasticitetin e shpirtit tonë, ku sipër tij mund të pikturojmë lehtë çdo gjë.
Hirin hyjnor, m.q.s qiriu prodhohet dhe nga lule që kundërmojnë.
Hyjnizimin, që duhet të arrijmë, meqe- nëse qiriu përzihet me zjarrin dhe i jep ushqim.
Dritën e Krishtit, sepse kur digjet ndriçon errësirën.
Dashurinë dhe paqen që duhet të karakterizojë çdo të krishterë, sepse qiriu digjet kur ndriçon, por dhe ngushëllon njeriun me dritën e tij brenda errësirës.
Le të shohim 6 simbolikat e ndezjes së qiriut nga shën Nikodhim Agjioriti, i cili shpjegon qëlli- min përse ndezim qiri në kishë.
Sipas këtij shenjtori, qirinj të i ndezim:
Për lavdinë e Perëndisë, i Cili është drita e vetme e vërtetë që ndriçon çdo njeri.
Për zhdukjen e errësirës së natës dhe për ngushëllimin tonë nga frika e errësirës.
Që të tregojmë se kemi gëzim në shpirtin tonë.
Që të nderojmë shenjtorët dhe mar- tirët e besimit tonë, duke imituar kështu të krishterët e hershëm që ndiznin qirinj mbi varrin e martirëve.
Veprat tona të mira, ashtu siç tha Zoti “kështu le të ndrisë drita juaj përpara njerëzve, që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin e tyre që është në qiejt”.
Që të falen mëkatet e atyre që ndezin qirinj dhe të atyre për të cilët i ndezin.
Është e qartë që çdo simbolikë që përmendëm së fundmi ka të bëjë me atë, se duke ndezur qiri duhet të kujtojmë që duhet të jetojmë brenda dritës që morën me pagëzimin tonë.
Përktheu: Rozeta Baba
Simbolika e qiriut në Kishë
Përse ndezim qiri në Kishë?