EmailFacebookKontakt

Si u festua dita e Shën Marisë në Labovë të Kryqit

Në mbrëmjen e 7 shtatorit, sipas traditës së vjetër, shumë besimtarë nga fshati fjetën brenda në kishë, në mes tyre edhe fëmijë, si dhe mysafirë të ardhur.

Më 8 shtator, dita e Lindjes së Tërëshenjtës dhe Virgjëreshës Mari, emrin e së cilës mban edhe kisha jonë, nën tingujt e dy kambanave, i gjithë populli i fshatit erdhi për të marrë pjesë në ceremoninë fetare. Për të gëzuar në këtë festë të shenjtë kishin ardhur dhe shumë besimtarë nga fshatrat përreth, nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, emigrantë nga Greqia e madje edhe bashkëfshatarë nga Amerika.

Pas Liturgjisë, sipas traditës, të pranishmit u grumbulluan në një shesh para Kishës, ku u shtruan tavolinat nga vetë fshatarët dhe të gjithë me gëzim kënduan dhe vallëzuan këngët dhe vallet tradicionale të fshatit, deri në orët e vona të mbasdites.

Gligor Noti