Si e shpëtoi Manastirin
e Ardenicës peshkopi
Irine Banushi
Në vitin 1947 pasi regjimi ko-
munist mori vendimin për ndali-
min e fesë, nën urdhërat e Komi-
teteve të partive të rretheve me
dhjetra të rinj i nxitën që t’u drej-
toheshin kishave, xhamive dhe
objekteve të tjera të kultit për t’i
prishur ato dhe për t’i kthyer ne
“Vatra Kulturore”, magazina
kooperativash, apo WC publike
si xhamia në qendër të Kavajës.
Në këtë kohë një grup i madh
nxënësish të shkollës tetëvjeçare
të fshatit Kolonjë (që ndodhet
afër Manastirit) të pajisur me
kazma dhe lopata e të udhëhequr
nga një mësues komunist i asaj
shkolle, shkuan për të prishur
Manastirin. Pasi hynë me forcë
në ambjentet e brendshme duke
thyer dyert e vjetra, ata nisën shka-
tërrimet dhe thyen shandanin e
madh të kishës ku ndodheshin
objekte me vlera të mëdha histo-
rike e artistike (unike ndoshta
dhe në Evropë) të bërë nga vë-
llezërit Zografi dhe Kostandin
Shpataraku.. Në këtë kohë mur-
gjit që ishin aty thirrën menjë-
herë Irineun (ishte i internuar
aty) i cili me të shpejtë shkoi dhe
u bëri thirrje atyre që ta ndalonin
shkatërrimin. Ai me sytë e
përlotur dhe me inteligjencën që
e karakterizonte, iu drejtua
atyre: “Daleni bre djema, ç’po
bëni. Hajdeni të merremi vesh
njëherë, të hani një copë bukë
dhe të bisedojmë”. Pas këtyre
fjalëve, ata i ndaluan thyerjet që
po bënin dhe Irineu i’u foil me të
butë duke i thënë atyre dhe
mësuesve që i shoqëronin se ai
Manastir nuk duhej shkatërruar
sepse ishte një monument i rrallë
i kulturës shqiptare. Pas kësaj
nxënësit u bindën, ndërruan
mendje dhe u larguan nga Mana-
stiri pa e prekur më tej atë. Nisur
nga kjo situatë, Irineu bisedoi me
mësuesin Vasil Gallani dhe më
pas i bënë një letër Enver Hoxhës,
ku i shpjegonin rëndësinë e
madhe që kishte ai Manastir dhe
arsyet sepse nuk duhej të
shkatërrohej. Vetëm pas kësaj
Manastiri i Ardenicës, mundi që
t’u shpëtonte shkatërrimeve të
mëdha të vitit 1967”.
Kush është Irine Banushi
Irine Banushi apo Ilia siç
është emri i tij i vërtetë, u lind
më 18.08.1906 në qytetin e
Shkodrës dhe ishte më i vogli i
vëllezëi ve të tij. Familja Banushi
nga fundi i shekullit të kaluar u
kthye nga Rumania dhe u vendos
në fshatin Fikas të Elbasanit ku
qënduan pak kohë pasi u vunë
në vështirësi të mëdha eko-
nomike dhe e detyruan që të
shpërngulen prej andej për në
qytetin e Shkodrës. Irineu mbasi
mbaroi shkollën fillore dhe një
klasë qytetëse në Shkollën
Popullore, vazhdoi gjimnazin
“Yllirikum” të françeskanëve. Më
pas ai vazhdoi studimet pranë
Seminarit Orthodhoks të
Cetinjës të cilat i mbaroi në vitin
1931. Duke qenë një nga nxë-
nësit më të shkëlqyer të asaj
shkolle, Irineut i dhanë të drej-
tën që të vazhdonte studimet e
larta në fakultetin e Teologjisë në
Universitetin e Beogradit ku u
diplomua në vitin 1938. Mbas
kthimit nga Beogradi, ai u cak-
tua nga Kryesia e Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale Shqiptare si
profesor në Seminarin Kombëtar
“Apostull Pavli” dhe njëkohë-
sisht Ministria e Arsimit e emë-
roi profesor në Gjimnazin e Shte-
tit në Tiranë për lëndën e histo-
risë e gjuhës latine. Krahas
mësimdhënies në këto shkolla,
Irineu nuk e harroi pasionin e tij
për muzikën. Në Tiranë u
aktivizua në korin e Kishës
Orthodhokse.
Në fund të viti 1944 pushteti
komunist që erdhi në fuqi nuk e
shihte me sy të mirë Episkopin
Banushi, megjithëse ai kishte
qenë i internuar nga italianët si
antifashist. Në fillimin e vitit
1945 Irineu u caktua që të
shkonte si Episkop për dioqezën
e Gjirokastrës, por pushteti
komunist nuk e lejoi që të
shkonte dhe ai qëndroi në Tiranë
pranë Kryesisë së Kishës. Kjo gjë
ndodhi pasi ai ishte nën
survejimin e Sigurimit i cili më
28 tetor 1946 e arrestoi dhe pas
afro gjashtë muaj torturash në
hetuesinë e Tiranës, më 17 prill
1947 nga Gjykata iu komunikua
dënimi me pesë vjet burg politik.
Këtë dënim ai nuk e vuajti të
plotë për arsye se përfitoi nga
amnistia e dhënë në prillin e
1949. Mbas daljes nga burgu ai
u shtrua në Sanatoriumin sepse
u sëmur nga turbekulozi dhe më
pas u izolua në Manastirin e
Shën-Vlashit në periferi të
Durrësit.
Në fillimin e viteve ‘50, Irineu
mori pjesë në hartimin e Statutit
të Kishës Orthodhokse, ku ai
ndeshi në vështirësi të shumta
pasi në atë kohë pushteti
komunist ndërhyri me të gjitha
format për ta bërë atë statut
sipas interesave të tij. Nga kjo
situatë Irineu u mundua të
shpëtonte ç’të mundte nga të
drejtat e kishës, duke mos
pranuar në mënyrë kategorike
shkeljen e të drejtave të fesë. Kjo
gjë u bë dhe shkaku kryesor që
ai nuk u thirr në Kongresin e
tretë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale Shqiptare, pas
ndërhyrjeve që Sigurimi kishte
bërë. Përveç kësaj Irineu nuk
pranoi të merrte pjesë në
dorëzimin e episkopëve të rinj,
sepse ajo gjë ishte në
kundërshtim me statutin e
Kishës dhe si rezultat i kësaj më
22 gusht të vitit 1952 (një ditë
para kremtimit të festës së emrit
të tij) erdhi dhe arrestimi i dytë
i tij. Pas një hetimi të gjatë, më
9 prill 1953 u dënua me pesë vjet
burg politik. Dënimin e dytë
Irineu e kreu të plotë dhe doli
nga burgu më 25 gusht 1957. Pas
kësaj ai u internua në Mana
stirin e Ardenicës ku jetoi në një
vetmi të plotë e varfëri të thellë.
Në atë Manastir shteti komunist
nuk e lejoi Irineun që të kryente
ritet fetare si Episkop. Gjatë aty
re viteve që Irineu qëndroi atje,
u mor me studime dhe mblodhi
shumë të dhëna rreth historisë
së Ardenicës, Manastirit të saj të
famshëm dhe njerëzve që shër-
byen atje. Manastiri ishte ndër-
tuar rreth shekullit të XIII. Aty
kishte vënë kurorë edhe Skë-
nderbeu. Gjatë atyre viteve që
Irineu jetoi në atë Manastir,
fshatarët e asaj zone të cilët e
nderonin dhe e respektonin me
një adhurim të thellë.