Si do të ikin larg jush tundimet…
Ilaçi për të fituar mbi tundimet është të mos bini në neglizhencë, por
të luteni dhe të falënderoni Perëndinë me të gjithë zemrën tuaj, duke
treguar durim në çdo gjë. Kështu tundimet kanë për t’ju lënë dhe do të
largohen.
Nëse Perëndia nuk do të na donte, nuk do të kishte lejuar tundimet
sepse është shkruar: “Zoti e mundon atë që e do”. Pra tundimet lejohen
të vijnë tek besimtarët e vërtetë, ndërsa ata që nuk tundohen, nuk
provohen, janë të pavërtetë; edhe pse veshin veshjen e besimtarit, nuk
jetojnë sipas besimit.
Gjithashtu thonë për pemët se kur lëkundenprej erërave, hedhin rrënjë
dhe lartësohen më tepër.
Me të drejtë shën Andoni na thoshte, se pa tundime nuk futet njeri në
mbretërinë e Perëndisë.
Jua shkruaj këto të dashurit e mi, që të forcoheni dhe ta dini, se tundi
met i gjejnë besimtarët jo për t’i dëmtuar, por për t’u sjellje atyre dobi.
Ava Amonai