– Ndalon përpara një pikëshitjeje të shtypit dhe me neveri e dhimbje vëren se botimet pornografike po ua kalojnë nga numri të tjerave.
– Hyn në një videotekë dhe shpesh konstaton se pornografia jo vetëm ka “pjesën e luanit”, por është edhe sheshit, para syve të të gjithëve. Edhe të fëmijëve…
– Shikon reklamat e dy kinemave të mbijetuara të kryeqytetit (megjithëse është guxim t’i quash me këtë emër) dhe kthen kokën nga turpi. Në to shfaqen vetëm filma pornografikë lose erotikë, siç u pëlqen t’i quajnë administratorët e tyre). Dhe nuk ka asnjë garanci se aty nuk mund të hyjnë edhe adoleshentë etj.
Dhe, këta janë vetëm shembuj të pjesshëm, megjithëse presupozohet se ka ligje kufizuese e rregulluese për aktivitete të tilla. Por, fatkeqësisht, për njerëzit tanë me pushtet problemet e lidhura me moralin shoqëror janë të fundit në listën e preokupimeve të tyre (në mos mbrapa liste). Si në asnjë vend tjetër, edhe shumë më të përparuar se Shqipëria.