EmailFacebookKontakt

Shtërmen – Pagëzime në Kishën e Shën Dhimitrit

Shtërmen – Pagëzime në Kishën e Shën Dhimitrit
Më 10 korrik, Kisha e
Shën Dhimitrit në Shtë-
rmen të Elbasanit përje-
toi. një ngjarje të veça-
ntë. Në të u bë pagëzimi
i 28 fëmijëve nga qyteti
i Cërrikut, nga i cili ki­
shin ardhur edhe shu-
më familjarë e miq të
tyre. Në kishën e mbu-
shur plot zotëronte një
Çast nga pagëzimet në Kishën e Shtënnenit

atmosferë festive e një
dite të shënuar. Për të
ndihmuar kishin ar­
dhur nga Tirana me be-
kimin e Kryepiskopit
edhe dhiakon Kostandi-
ni e motër Kalistra etj.
‘ Shërbesa u krye nga
At Aleksandër Lushi
dhe At Gjerasim Cakalli.
28 fëmijët, vajza dhe

djem, pas pagëzimit u
veshën me rroba të reja
dhuratë nga Kryepisko-
pata. Të gjithëve u shkë-
Iqente fytyra dhe sikur
fluturonin nga gëzimi i
ngjarjes së shënuar për
jetën e tyre, ndërkohë që
prindërit përpiqëshin t’i
fiksonin ato çaste në ce-
luloidin e aparateve apo
shiritat e kamerave.
Fëmijët e pagëzuar në
fund dhanë edhe një
koncert të vogël me kë-
ngë e himne kushtuar
Perëndisë.
Nuk mund të lemë pa
përgëzuar këtu për pu-
nën e palodhur kryeta-
ren e grave orthodhokse
të Cërrikut, znj. Marjeta
Mile, e cila përgatiti këtë
grup fëmijësh dhe ka
hapur shtëpinë e saj për
zhvillimin e mësimeve
të katekizmit.
A. V.