Kori i shkollës “Protagonistët” në Tiranë, i drejtuar nga Agi Nano, e cila ka punuar me përkushtim dhe dashuri për 21 vjet me radhë, në datë 17 qershor 2022, u vlerësua nga një juri profesionistësh. Kori fitoi vendin e dytë në edicionin e 6-të të projektit “Eja këndo me ne”, në kuadër të “Edukimit përmes kulturës”.
Salla e Teatrit të Operës dhe Baletit ishte mbushur përplot nga nxënësit e 11 shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit, të cilët konkurruan mes tyre, për të përzgjedhur korin e shkollës fituese.
Ndërsa më 2 qershor, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Teatro Regio di Parma, të mbështetur nga Ministria e Kulturës, organizuan në ambientin para TOB aktivitetin “Verdi Off”, ku kori i shkollës “Protagonistët” emocionoi të pranishmit.