“Shqipëria – E njohur dhe e panjohur” është titulli i një prej 12 ekspozitave që u çelën në kuadrin e Kongresit të 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine, që u organizua në Sofje, në datat 22-27 gusht 2011.
Kuratori i kësaj ekspozite ishte z. Emil Ivanov, profesor i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Në ekspozitë u paraqitën fotografi hi- storike të monumenteve të periudhës së lashtë- sisë dhe të mesjetës në Shqipëri si edhe fragme- nte nga jeta e përditshme në Shqipërinë e fund- shekullit të XIX-të e deri më sot. Eksponatet fotografike ishin pjesë e arkivit personal të pro-
fesor Emil Ivanov-it, si edhe e arkivave e kolek- sioneve të ndryshme private të Austrisë dhe Gjermanisë. Fotografitë historike paraqisnin entuziazmin e gjetjeve të mëdha arkeologjike në vitet 1920-1940 në Butrint, Finiq, Apolloni, Antigone dhe Durrës.
Në korrik 2011 profesor Emil Ivanov ka mbatur gjithashtu edhe një referat mbi temën e kësaj ekspozite në Universitetin e Jenës dhe të Munihut në Gjermani.