Shqetësim për problemet
e biogjenetikës
Në një deklaratë të
kohëve të fundit, Sinodi
i Kishës Orthodhokse
Greke shprehu shqetësi-
min për problemet e bio-
gjenetikës. Kisha tërheq
vëmendjen mbi faktin,
se gjenoma njerëzore
duhet të mbrohet me çdo
kusht përballë intere-
save për përfitime, zhvi-
llimi komercial etj., du
ke theksuar më tej, se
nuk është genoma që i
jep vlerë njeriut, por e
kundërta.
Më tej, episkopët gre
ke shprehen se, të gjitha
veprimet, që e redukto-
jnë njeriun në një para
meter gjenetik apo në
njësi të predeterminuar,
në mënyrë të njëjtë me
të gjitha format e tjera
të diskriminimeve ra-
ciste, janë të papranu-
eshme dhe apelojnë për
“respektim të personit
njerëzor, mbrojtje të gje-
nomës kundër të gjitha
formave të përdorimit
abuziv dhe ruajtjen e
fshehtësisë të informa-
cionit gjenetik”.
Ndërsa në një de-
klaratë tjetër, Sinodi
shpreh kundërshtinë
kategorike ndaj çdo për-
dorimi të embrioneve
njerëzore për eksperi-
mente, qoftë edhe për
nevoja terapeutike.