Lutja është funksioni më jetësor i ekzistencës njerëzore. Universaliteti dhe shfaqja konstante e saj në të gjithë vendet, në të gjitha kohërat, në të gjitha civilizimet, dhe në të gjitha besimet tregojnë se cili është funksioni i saj themelor.
Që me trupëzimin e Krishtit, lutja është bërë më e rëndësishme dhe qëndrore. Thjesht, ajo është bërë një shprehje e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme e jetës dhe besimit. Lutja apo komunikimi me Perëndinë, janë bërë sinonime me autenticitetin, të tërësishmen, krijuesen dhe mënyrën aktive e të përkushtuar të të jetuarit.
Shën Joani i Ladderit e përshkruan lutjen në mënyrën e mëposhtme, “Lutja nga këndvështrimi i esencës dhe cilësisë është një marrëdhënie intime dhe bashkimi i njeriut me Perëndinë. Lutja nga këndvështrimi i saj është shpëtimi i botës, ribashkimi me Perëndinë, falja e mëkateve, urë mbi tundimet, mbështetje në kohë vuajtjesh, burim virtytesh, ushqim për shpirtin, ndriçim i mendjes, shkatërruese e dëshpërimit, treguese shprese dhe tregues lavdie”.
Petro Xhuveli