Shprehim indinjatën dhe protestën tonëpër sjellje të pabaza, të paargumentuara
Mbledhja e zakonshme hieratike e klerikëve të Mitropolisë së Gjirokastrës, nëntor 2010
Të mbledhur sot, e martë, 9 nëntor 2010, nën kryesimin e Mi- tropolitit tonë, Hirësisë së Tij z. Dhi- mitër, të gjithë ne klerikët e famu- llitarë të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, në mbledhjen tonë të zakonshme hieratike, veç të tjerave trajtuam çështjen e fenomeneve të agresivitetit fanatik të shfaqur në disa mjeteve të informimit, si dhe nga disa personave të politikës dhe jetës publike, ndaj kreut të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.
Shprehim indinjatën dhe prote- stën tonë për sjellje të kësaj natyre, të pabaza, të paragumentuara dhe për pasojë të papranueshme, të ci- latpërbëjnë jo thjesht shembuj ek- stremë të amoralitetit, por janë në kundërshtim me rregullat elementa- re të etikës dhe përbëjnë lojëra të rrezikshme.
Nga ana jonë paralajmërojmë se, së bashku me grigjën së cilës i shërbejmë, nuk do të tolerojmë traj- time të kësaj natyre, që kanë për sy- nim të prishin unitetin në gjirin e Kishës sonë dhe kultivimin e urrej- tjes mes besimeve të ndryshme në vend. Nuk kemi për të toleruar që
qendra të caktuara, nëpërmjet dhu- nës verbale dhe jo vetëm, të synoj- në të na shndërrojnë në qytetarë të një kategorie të dytë.
Ne të gjithë që kryejmë shërbe- sën tonë hieratike në Kishën Ortho- dhokse, si klerikë të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, në harmoni të plotë me popullin Orthodhoks, edhe një herë tjetër shprehim krenarinë tonë që në krye të Kishës sonë kemi Kryepiskopin e Tiranës, Durrë- sit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasin.
Këto qarqe, të cilat me pseudo- dilema që lidhen me fenomene gju- hësore dhe origjinën etnike të anë- tarëve të Kishës, kërkojnë të krijoj- në çarje në unitetin tonë duhet ta dinë se nuk mund të arrijnë rezulta- te, sepse uniteti ynë është i theme- luar mbi besimin tek Jisu Krishti. Por, gjithashtu edhe sepse kemi në mendje mësimet dhe porosinë e Kryepiskopit tonë Anastas për këtë unitet dhe për kapërcimin e çdo diference mes nesh.
Është i urtë pozicioni që Kisha jonë ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve dhe që është sanksionuar edhe në Statutin tonë, i cili pak kohë më parë u miratua edhe nga Sinodi i Shenjtë, se gjatë adhurimit Kisha jonë përdor si gjuhë për kryerjen e shërbesave atë gjuhë që sipas tra- ditës mbizotëron në një zonë të cak- tuar, si edhe realitetin aktual. Në këtë mënyrë gjuha nuk bëhet një faktor që sjell diferenca dhe fër- kime, por faktor për bashkëpunim më të mirë dhe krijohet atmosferë bashkekzistence e bashkëpunimi paqësor.
Në momente si këto, ku edhe një herë tjetër Kisha jonë dhe Hierar- kia e saj gjenden nën këtë luftë bal- te, shpifjesh dhe urrejtjeje, të grupe- ve me qëndrime ekstreme, ne rikon- firmojmë unitetin tonë, vendosmë- rinë për të vazhduar rrugën e besimit dhe intensifikojmë lutjen tonë duke nxitur edhe gjithë popullin Ortho- dhoks në këtë përpjekje shpirtërore.
Perëndia Triadik të bekojë Kryepiskopin tonë Anastas në më- nyrë që me të njëjtën dashuri, zell dhe urtësi të prijë Kishën Ortho- dhokse në Shqipëri!
Gjirokastër, 9 nëntor 2010