P
asditen e së hënës, 21 qershor, Fortlumturia e Tij Anastasi së bashku me Hirësinë e Tij Dhimitrin morën pjesë në veprimtarinë festive të shkollave të Kishës, të cilat ai vetë i ka themeluar. Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar” dhe shkolla e mes- me profesionale “Apostull Pavli”, kishin organizuar shpërndarjen e dëftesave të përfundimit të mësi- meve. Gjithashtu, u dhanë edhe çmime të ndryshme për ata që u dalluan në lëndë dhe sektorë të ndryshëm të veprimtarisë shko- llore dhe jashtëshkollore.
Kryepiskopi në një fjalim të ngrohtë atëror për të gjithë rininë shkollore, në veçanti për ata që përfundojnë mësimet dhe largohen nga shkollat tona, pati rastin të për- sërisë nxitjen e tij që të mos harroj-
në vendlindjen e tyre dhe Kishën, nga e cila patën aq të mira. Gjitha- shtu të vazhdojnë të vënë në jetë mësimin më të dobishëm që morën në shkollë: të dallohen për integri- tet dhe të rrezatojnë kudo besimin Orthodhoks.
Për sa i përket shkollës profesio
nale “Apostull Pavli”, Kryepiskopi komunikoi dy lajme të reja të rë- ndësishme: cikli i mësimeve bëhet i plotë, duke u bërë 4-vjeçar, në më- nyrë që t’u lejojë nxënësve të vazh- dojnë studime universitare, dhe gjithashtu që do të çelet menjëherë edhe një specialitet për infermierë.