EmailFacebookKontakt

Shpallet “Dekada për kapërcimin e dhunës”

U mblodh Komiteti Qendror i Këshillit Botëror të Kishave (WCC)
Shpallet “Dekada për kapërcimin e dhunës”
– Kryepiskopi Anastas ishte ndër lektorët kryesorë –
Nga data 29 janar deri më 6
shkurt 2001, në qytetin e Pots-
damit, Gjermani, u mbajt mble-
dhja e radhës, e Komitetit Qen­
dror të Këshillit Botëror të Ki­
shave (WCC). Ajo hidhte si te-
më kryesore: “Fillimi i Dekadës
për Kapërcimin e Dhunës: Kis-
hat kërkojnë Paqe dhe Pajtim
(2001-2010)”
Këshilli Botëror i Kishave
(WCC), është një organizatë në
të cilën bëjnë pjesë 342 Kisha në
më shumë se 100 vende të botës,
nga të gjitha traditat e krish-
tera dhe përfshin rreth 400 mi­
lion të krishterë kudo në botë.
Kisha Romano-Katolike nuk
është anëtare, por bashkë-pu-
non me të. Kjo organizatë u for-
mua në 1948 në Amsterdam,
Hollandë. Organi më i lartë i
saj është Asambleja, e cila mbli-
dhet çdo 7vjet ndërsa Komiteti
Qendror i saj mblidhet çdo 12
ose 18 muaj.
Në Potsdam morën pjesë 158
anëtarë të Komitetit Qendror të
saj, mes të cilëve dhe Fortlu-
mturia e tij Imzot Anastasi, si
përfaqësues i Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipë-
risë. Që nga viti 1994Kisha jonë
është anëtare me të drejta të
plota të saj.
Veprimtaria nisi, siç i takon
një takimi mes kishash, të
dielën në mbrëmje (28 janar),
kur u mbajt një shërbesë fetare
në Kishën 171-vjeçare të Ni­
kolai Kirche në Postdam.
Në ditën e parë të takimit
(29 janar), u lexua raporti i Mo-
deratorit të Komitetit qendror
të WCC, hirësisë së tij Arami,
Katholikos i Kilikisë, i cih the-
ksoi në fjalën e tij, se njerëz të
nacionaliteteve, kulturave dhe
traditave të ndryshme duhet të
bëjnë një “dialog aktiv” për të
gjetur zgjidhje për kapërcimin
e dhunës. Kishat nga ana tjetër,
duhet të reflektojnë natyrën
paqësore të Perëndisë, por ven-
dosja e paqes është e pamundur
pa drejtësinë. Është e lehtë
shpesh herë të themi: “jo më
dhunë, ndal dhunës, por në të
(vijon në faqen 2)

Shpallet “Dekada për kapërcimin e dhunës”
(vijon nga faqja 1)
njëjtën kohë duhet të thërrasim
drejtësi për të gjithë. Paqja nuk
është vetëm mungesa e dhunës,
ajo është dhe prezenca e drej-
tësisë.
Në ditën e dytë (30 janar), u
dëgjua raporti i sekretarit të
Përgjithshëm të WCC Rev. Dr
Konran Raizer, i cili theksoi se
qëllimi i shpalljes së dhjetëvje-
çarit që vjen (2001- 2010), si
“Dekadë për kapërcimin e dhu-
nës”, është që të ndimojmë sta-
bilizimin e paqes dhe të pajti-
mit kudo në botë dhe kjo gjë
kërkon nga Kishat të caktojnë
mirë kriteret e punës së ba-
shkëpunimit ndërmjet tyre.
Në një sesion të kësaj dite
ishte i ftuar dhe President! i Re-
publikës së Gjermanisë Dr. Jo-
hanes Ran, i cili midis të tjera­
ve tha, se hera e fundit, që një
Komitet Qendror i WCC-së
është mbledhur në Gjermani,
ishte 13 vjet më parë kur Gjer-
mania ishte e ndarë dhe askush
nuk e kishte ëndërruar, se
takimi tjetër do të mbahej në
një Gjermani të Bashkuar. Ai
theksoi dhe rolin e pazëvendë-
sueshëm që dhanë Kishat në
Gjermani, që të realizohej ky
bashkim.
Në ditën e tretë (31 janar)
Komiteti Qendror i WCC apro-
voi hyrjen në këtë organizatë të
pesë anëtarëve të rinj, duke e
çuar numrin e kësaj organizate
nga 337 në 342 anëtarë. Gji-
thashtu, Bishop Wolfgang Hu­
ber (Gjermani), foli për pro-
blemet financiare të WCC, si
dhe për rrugët që duhet të ndi-
qen për të bërë të mundur si-
gurimin e fondeve të reja.
Në dy ditët në vazhdin (1
dhe 2 shkurt) delegatët u ndanë
në grupe për të diskutuar rreth
raporteve të sekretarit të për-
gjithshëm, moderatorit të WCC
dhe problemeve të tjera që kanë
Kishat në kontinente të ndry-
shme. Gjithashtu u diskutua
dhe për rolin që duhet të luajnë
Kishat në luftën kundër ra-
cizmit.
Në datën 3 janar, në seancën
kryesore të saj, një nga tre fo-
lësit kryesorë ishte dhe
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë Pr. Dr
Anastasi. Fortljimturia e Tij
foli për rolin e Kishës sonë në
shërbim të paqes dhe të pajti-
mit në situatat e ndryshme të
dhunës që ka kaluar Shqipëria.
Midis të tjerave, Ai tha se çelësi
për të pasur një dekadë të su-
ksesshme kundër dhunës është
besimi në fuqinë e Krishtit, i cili
sjell paqe në zemrat e njerëzve.
Gjithashtu, Kryepiskopi përs-
hkroi energjinë e Kishës sonë
për të vepruar në mes të dhu-
nës, në kohën e anarkisë së vitit
1997 dhe për të ngritur zërin e
saj profetik, duke thënë : “Jo më
gjak! Jo më luftë! Jo më armë!
Jo më urrejtje” dhe njerëz të
shumtë e dëgjuan zërin e Ki-
shës me kujdes dhe respekt. Më
1999, mijëra viktima të dhunës
vërshyen në Shqipëri nga Ko­
sova, Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë tregoi ndaj
tyre dashuri, pa u ndikuar nga
identiteti fetar i viktimave. Ki­
sha me forcë dënoi edhe çdo te-
ndencë për të përdorur fenë,
për të justiflkuar dhunën. E
rëndësishme është të përmen-
det se, më shumë se 20 rreshta,

në mesazhin që u pregatit për
t’u dërguar të gjitha Kishave në
botë për fillimin e “Dekadës ku-
ndër dhunës: Kishat kërkojnë
paqe dhe pajtim”, u zgjodhën
nga fjalimi i Kryepiskopit
Anastas.
Ditën e diel më (4 janar), u
zhvillua një shërbesë e veçantë
në Kishën Memoriale, me
emrin Gedachtniskirche (Ber-
lin), e cila ishte bombarduar në
kohën e Luftës së II Botërore.
Pas një koncerti artistik me te-
më kundër dhunës, qindra
njerëz, duke mbajtur qirinj të
ndezur në duar, në borë, u ni-
sën nga Pallati i Kulturës (Ber­
lin Hause of World Culture),
për të vajtur përpara Derës së
Brandenburgut. Derë e cila
është shumë e dëgjuar ngaqë
ndodhet afër vendit ku ishte më
parë Muri i Berlinit dhe se
është vend i lidhur me shumë
ngjarje të ushtrimit të forcës,
ndaijeve të dhunshme, unifi-
kimi dhe pajtimi. Me këtë
veprimtari filloi dhe fushata e
manifestimeve që do të ndër-
merren nga WCC në kuadrin e
“Dekadës kundër dhunës”.
Më 5 shkurt tema kryesore
ishte mbi globalizmin dhe ma-
rrjen e borxheve nga vendet e
varfëra, si dhe pasojave që sje-
llin këto borxhe. U bënë disku-
time të ndryshime, duke e parë
procesin e globalizimit në eko-
nomi nga këndvështrime të
ndryshme, por duhet të thekso-
het se asnjë nga partitë politike
në Amerikë dhe Evropë ka ngri­
tur zërin ndaj këtyre proble­
meve aq qartë sa WCC. Zëri më
i qartë ndaj padrejtësive të më-
dha është ngritur nga Kishat.
Kryepiskopi Anastas u sugjeroi
anëtarëve të Komitetit Qendror
të WCC-së, se është e rëndësi-
shme që Kishat të ndryshojnë
mënyrën e jetesës së tyre, për-
para se të kritikojnë të tjerët.
Ne duhet të udhëheqim në ra-
dhë të parë, anëtarë të Kishave
tona, që të bëjnë një jetë të thje-
shtë në mënyrë, që ata të kenë
të drejtën morale, të ngrenë
zërin për problemet e ndry­
shme që sjell globalizmi.
Në ditën e fundit të takimit
(6 janar), u bë një përmbledhje
e punës së kryer në këtë takim
të Komitetit Qendror të WCC-
së, duke treguar dhe diapozi-
tivë nga ngjarjet më të rëndë-
sishme, që ndodhën për gjatë
nëntë ditëve të tij.
E rëndësishme është të
theksohet se Kishat gjatë një
dekade të tërë, do të kenë në
axhendën e punës së tyre dhe
do të ngrenë zërin përsëri së
bashku për drejtësi, paqe dhe
kapërcimin e dhunës.
Jorgo Papadhopulli