Shoqëria Biblike Ndërfetare e Shqipërisë
“Së bashku”, në një përkthim të ri të Fjalës së Perëndisë
N
ë Hotel “Tirana International”, më 29 tetor, u zhvillua veprimtaria e Sho- qërisë Biblike Ndërfetare të Shqipërisë “Së bashku”. Ajo kishte si qëllim promovi- min e një përkthimi të ri ndër- konfesional të Dhiatës së
Re, i cili synoi të sillte Fjalën e Perëndisë në gjuhën e sot- me shqipe. Eshtë një botim që nuk zëvendëson botimet
e secilës kishë të krishterë, por i shërben kuptimit më të mirë të Dhiatës së Re nga një publik i gjerë dhe jo vetëm i krishterë.
Ky është një përkthim nga origjinali, greqishtja e vjetër, në shqip, duke u
mbështetur edhe te kra- hasimi me përkthimet e më- parshme: Dhiata e Re nga Kristoforidhi (Kisha Ortho-
dhokse), “Bibla” nga Dom Simon Filipaj, (Kisha Ro- manokatolike), si dhe “LIM” (përdorur në kishat Ungji- llore-protestante). Ai u rea- lizua nga tre përkthyes të rinj, të kishave pjesëtare të Sho- qërisë Biblike, të cilët u traj-
nuan posaçërisht për këtë detyrë.
Veprimtaria u bazua në përshëndetje e vlerësime
për përkthimin, nga z. Altin Hysi, Sekretar i Përgjith- shëm i SHB, Hirësi Andoni, Episkop i Krujës, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrës, përkthyesi dr. Karlo Buzzeti, z. Peter Wigglesworth, Sekretar Rajonal i Shoqërisë Biblike për Evropën Juglindore, prof. dr. Xhevat Lloshi, prof, dr. Kolec Topalli etj.
Gjatë programit u le- xuan edhe disa pjesë nga
përkthimi i ri nga Artisti i Popullit Robert Ndrenika, z. Enkel Demi etj. Gjitha- shtu, pati edhe një pjesë muzikore nga një grup të rinjsh të Kishës Orthodho- kse, këndimi i “Ave Maria” nga një besimtare katolike, një këngë për besimin tek Perëndia nga Saimir Braho, i vëllazërisë ungjillore etj.
Korresp. i Gaz.etës “NgjaUja ”