Në çelje të Javës Globale të Parasë 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Genti Sejko, Ministrja e Arsimit znj. Ogerta Manastirliu, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Bankave, mësues e nxënës, morëm pjesë në ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese ndërmjet shkollave, të konkursit me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde”
Shkolla “Fryme Dashurie” Gjirokastër rezultoi e vetmja shkollë që arriti të fitojë dy çmime në këtë Konkurs të rëndësishëm:
– Vendi i parë për nxënësit e klasës IV, për kategorinë “Projekti më i mirë”.
– Vendi i tretë për nxënësen Alesia Bega, për kategorinë “Vizatimi më i mirë”.
Përgëzojmë nxënësit dhe mësuesen tonë Anxhela Semanjaku për këtë arritje të rëndësishme!
Th. Q.