SHKOLLA E MESME KISHTARE “KRYQIINDERUAR ”-
QENDER QE RREZATON SHPRESE PER TE ARDHMEN
Kompleksi arkitekturor, që
strehon Shkollën e Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër,
një nga ndërtimet më karakteristike
të qytetit, përfaqëson më shumë se
sy-nimi edukativ i kësaj qelize të
gjallë të Kishës sonë
Kjo shkollë është mbase krije-
sa më e bukur e veprës së palodhur
të Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë
Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij,
Imzot Anastasit. Ndoshta, sepse u
përuraa në një ditë aq të vështirë për
vendin, siç ishtel4 shtatori i vitit
1998. Ndoshta, sepse legalizimi i
kësaj vatre arsimimi hasi aq shumë
vështirësi dhe zgjati kaq tepër…
Janë të shumta këto “ndo
shta”. Ajo, që në fund njihet, është
fakti, se me të vërtetë “Kryqi i
Nderuar” në Gjirokastër përbën një
vatër edukimi për rininë Ortho-
dhokse, një ndërhyrje thelbësore
zhvilluese të Kishës sonë Ortho-
dhokse, një qendër që rrezaton
shpresë për të ardhmen.
Eshtë shprehje e merakut dhe
kujdesit të Kryepiskopit Anastas, jo
vetëm prej kryebariu shpirtëroi, por
edhe të një akademiku ambicioz, të
një intelektuali vizionar dhe
profesori këmbëngulës, që kuadrot
e ardhshëm të Kishës sonë të kenë
marrë brumë të niveleve që koha
kërkon. Shkolla i përqaset nën
vëzhgimin e përditshëm të tij,
dëshirës për të krijuar njerëz të
lutjes, me përkushtim ndaj Perë-
ndisë, të gatshëm të dëgjojnë thirr-
jen e Tij… Dhe atëherë të ndihen të
pajisur me ato dije dhe me dhunti
të kulturuara, për t’iu përgjigjur
përgjegjësive.
Rreth 90 të rinj nga i gjithë ve-
ndi, të përzgjedhur në bashkëpunim
me episkopët lokalë, vijnë çdo shta-
tor, për të vazhduar rrugën e mundi-
mshme të të mësuarit, por edhe për
të forcuar lutjen, për t’iu gëzuar ku-
shteve që Kyepiskopi ka krijuar për
ta. Dhe jo vetëm kaq, por njëherësh,
në jetën në kolektiv të krijojnë karak-
terin e tyre: me bisedat shpirtërore,
me ekskursionet edukative, me ve-
primtaritë e pasura jashtëshkollore.
Suksesi i “Kryqit të Nderuar”
është i provuar në praktikë. Katër
matura kanë marrë tashmë deftesën,
për të vazhduar studimet e larta ose
jetën, duke dëshmuar kudo kulturën
që morën në shkollë.
Me një staf pedagogësh të
përzgjedhur me kujdes, për aftësitë
e tyre profesionale dhe përkushti-
min, në Shkollën e Mesme të Kishës
Orthodhokse nxënësit marrin të gji-
thë programin e shkollës së mesme
klasike. Duke krijuar ndërkaq pro
filin e saj, të një shkolle të mesme
lëndësh shoqërore, kujdes i veçantë
tregohet në mësimin e gjuhëve: gju-
ha shqipe si lëndë vazhdon deri në
vitin e dytë, gjuha greke është gjuhë
që aplikohet edhe në mësimin e disa
lëndëve, ndërsa për anglishten
synohet përvetësimi komunikativ
nga gjithë nxënësit e shkollës.
Laboratori i informatikës përbën
mburrje për shkollën, sepse me për-
pjekjet e përvitshme është akumu-
luar teknologji moderne, që e ka
shndërruar në një klasë multime-
diash, ku me metodat më bashkë-
kohore zhvillohen dhe lëndë të tjera,
si: fizika, matematika, kimia,
gjeografia etj.
Kori bizantin është arritja jo
vetëm e muzikës bizantine, por edhe
i ushtrimit në kohën e lirë, nën drej-
timin e një mësuesi specialist.
Shkolla “Kryqi i Nderuar” për-
gatit edhe ikonografet e ardhshëm,
jo vetëm se ky mësim është i dety-
rueshëm, por edhe për faktin, se për
ata që kanë prirje, me anë konku-
rsesh dhe ekspozitash stimulohet
kjo gjini e veçantë e artit.
Për mbarëvajtjen shpirtërore të
të rinjve, kujdeset drejtori i tyre, At
Niqifori, që përvojën e tij të gjatë
në pedagogji erdhi ta ofrojë edhe
këtu, por edhe etër të tjerë shpir-
tërorë.
Nëpërmjet një cikli të plotë
lëndësh, të ndara me kujdes sipas
klasave, nxënësit që përfundojnë
liceun “Kryqi i Nderuar” njohin me
thellësi e hollësi thesarin e çmuar të
besimit orthodhoks, në të gjitha
përmasat e tij: në misteret e shenjta,
në organizimin e Kishës së Krishtit,
në etërit e shenjtë të Kishës sonë,
në prurjen e pasur sociale e kulturore
të krishtërimit etj.
Dhe të gjitha këto njohuri, prej
dy vjetësh nxënësit tanë kanë filluar
dhe i ndajnë me bashkëmoshatarët
e tyre në Gjirokastër dhe fshatrat e
zonave përreth. Fjala është për një
program, që në mënyrë të përditshme
zhvillohen nën kujdesin e tyre, me
të rinj të shkollave të tjera. Takimet
bëhen në Qendrën Rinore, që
Kryepiskopi ndërtoi afer Kishës së
Taksiarkëve. Një program tjetër ta-
kimesh të përjavShme zhvillohet me
nxënësit e shkollave të Lunxhërisë,
në trajtën e mësimeve të katekizmit.
Ndërkaq, të Dielave ose në të
kremtet e mëdha, kur Liturgjia nuk
kryhet në Kishëzën e Shkollës, por
nëpër enoritë e ndryshme, nxënësit
përcjellin pikërisht këtë mesazh
shprese, tregojnë jo vetëm njohuritë
që grumbullojnë, por edhe
gjallërinë e besimit tonë.
Me lutjet e Kryepiskopit Anastas,
Liceu “Kryqi i Nderuar” është një
kolegj dijesh, një kudhër përgatitjeje
të karaktereve të të rinjve tanë, një
vatër e ngrohtë lutjesh, një prehër i
ngrohtë i Perëndisë për rininë
orthodhokse të Shqipërisë.
Korresp. i “NGJALLJA ”