Mbas shumë e shumë kërkesash për truall për ndërtimin e kishës së re orthodhokse në Shkodër, të cilat rregullisht janë injoruar, me kontributin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, u bë e mundur blerja e një vendi për këtë qëllim. Por, që besimtarët orthodhoksë të këtij qyteti të mos e kalonin sërish Pashkën pa vend për t’iu lutur Perëndisë, u ndërtua për ta një kishë provizore në një pjesë të këtij trualli.
Për 15 ditë, duke punuar ditë e natë, u bë e mundur që Kisha e Shën Aleksandirit të mbarohej. Ajo është 105 m2 dhe mund të mbajë brenda rreth 150 vetë. Në këtë kishë u celebruan të gjitha kremtimet e Pashkës nga At Aleksandër Petani. Të shtunën e Madhe në mesnatë, ishin më shumë se 1000 vetë që morën “Dritën që s’perëndon.”
Po në kishën e re u pritën e urimet e autoriteteve lokale, përfaqësuesve të komuniteteve fetare të Shkodrës, si dhe të partive e shoqatave të rrethit.