Shkodër
OQsfia e re po fiedfu sfitat
Meqë nuk u dha një truall për rindërtimin e
katedrales së qytetit, shkatërruar nga regjimi
monist, Kisha jonë u detyrua të blinte në
Shkodër një truall 943 m2. Fillimisht, në vitin
1995, në të u ndërtua një kishë provizore druri,
për të plotësuar kërkesat e besimtarëve.
Më pas u vazhdua me realizimin e projektit
të kishës së re katedrale, i cili u realizua nga
Zyra e Shërbimi Teknik e Kishës. Ajo është
konceptuar si një monobllok, i shkallëzuar në
volume. Ana e jashtme është konceptuar e
përshtatur me mjedisin urbanistik, e pasur
me elemente dekorative. Veç nga godina e
kishës do të ngrihet edhe kambanarja, si
pjesë e pandashme e kompleksit.
Në datën 4 nëntor 1999, guri i themelit i
katedrales u vendos nga Tërëshenjtëria e Tij,
Patriku Ekumenik Vartholomeu I, dhe
tashmë ka mbaruar godina si karabina.
Korresp. i “Ngjalljes”