Manastiri i Shën Joan Vladimirit, Elbasan
Shijoni dhe shihni se Zoti është i mirë – Kampi i vajzave 2010
“Universiteti veror” mblodhi 300 vajza nga zona të ndryshme të vendit. 260 prej tyre iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në kampin e vajzave “Bariu i Mirë”, në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, pranë Elbasanit, ndërsa 40 të tjerat ofruan shërbimin e tyre në mbarëvajtjen e programit të kampit. Ato ishin studente dhe të diplomuara nga Akademia Teologjike, të reja aktive nga grupet rinore Tiranë, Durrës dhe nga Qendra Studentore.
Periudhat e zhvillimi të ka- mpeve ishin: nga 1-10 korrik, për moshat 10 -12 vjeç; nga 13-22 korrik për moshat 13-15 vjeç dhe nga 26 ko- rrik-4 gusht për moshat 16-25 vjeç.
Qëllimi i këtij udhëtimi shpir- tëror 10-ditor ishte reflektimi i dashu- risë së Perëndisë së gjallë, duke jetuar në Krishtin si gjymtyrë të gjalla të Kishës së Tij me lutje të nxehtë, me kontaktin me Shkrimin
e Shenjtë dhe jetën në Misteret e Kishës, kështu qenia jonë do të vaditet nga Shpirti i Shenjë dhe do të njohë e dashurojë Atë që është Rruga, e Vërteta dhe Jeta – siç e thekson dhe Kryebariu ynë, Krye- piskopi Anastas, i cili me kujdes atëror bën të mundur realizimin e këtij kampi.
Tingujt mëngjesorë të kambanës lajmëronin fillimin e programit ditor, në qendër të të cilit qëndronte Ki- sha, ku vajzat me zell mësonin për Perëndinë, krijimin, si të komuni- konin me Të me anë të lutjes, mistereve, studimit të Shkrimit të Shenjtë dhe predikimeve të ndry- shme.
Vajzat shprehnin talentet e tyre edhe nëpëmjet shfaqjeve të vogla me tema sociale, si përdorimi i ce- lularit, internetit, televizioni, aborti, droga, etj. Vizitat jashtë kampit dhanë mundësinë t’u ofronim pak kohë njerëzve në nevojë, duke vënë në praktikë mësimet ungjillore. Shëtitja në mal, këngët, lojërat, puna e dorës, ndihmuan vajzat në sho- qërizim, në krijimtari, zbavitje dhe në njohjen e talenteve. Një udhëtim mbresëlënës ishte edhe ekskursioni në kishat e bukura të Korçës.
Në këtë udhëtim 10-ditor vajzat kuptua të vërtetën e madhe që në Kishë ekziston shpëtimi dhe se në të gjejmë një strehë të sigurt. Ne- vojitet që këtë të vërtetë ta predi- kojmë edhe te të tjerët. Prandaj vaj- zat u pajisën nga kampi me libra shpirtërorë si një ushqim për veten e tyre dhe për të tjerët.
Përgatiti: Marina Baba