EmailFacebookKontakt

Shërim të shpejtë o Kryezot!

Më datën 29 mars, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas, u shtrua në spitalin “Evangjelizmos” të Athinës.

Sipas komunikatës mjekësore të dhënë për shtypin, shkaku ishte “probleme serioze në frymëmarrje”; “një infeksion pneumonal shkaktoi një acarim të formës azmë kronike”.

Gjithmonë sipas komunikatës mjekësore, Kryepiskopi Anastas gjendet nën kurimin e duhur dhe gjëndja është në zhvillim të kënaqshëm.

Kurimi bëhet nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Prof. Dr. Russos.

Lutjet dhe uratat e gjithë besimtarëve shoqërojnë Kryepiskopin tonë, Fortlumturinë e Tij Anastas, që Perëndia t’i falë shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë dhe të kthehet sa më parë midis nesh për të festuar së bashku Ngjalljen e Shpëtimtarit Zotit tonë Isu Krisht.