EmailFacebookKontakt

“Shërbimi i dashurisë” në ndihmë të grave fermere

Në njësinë administrative Tregan dhe Shushicë në zonën e Elbasanit gjatë muajve shkurt-mars 2024 janë mbështetur me konsulencë teknike 12 gra fermere.

Cikli i këtyre këshillimeve ka filluar nga janari 2024 dhe ka mbështetur në total 37 gra fermere me udhëzime teknike ofruar nga specialisti i bujqësisë në të gjithë fshatrat ku zbatohet projekti.

Grave fermere i janë ofruar këshilla për fazën parapërgatitore të punimit të tokës dhe mbjelljen për sezonin e pranverës. Specialisti i këshilloi ato për dezinfektimin e tokës para çdo mbjellje, kujdesin e vazhdueshëm dhe ruajtjen e temperaturës së duhur të serës për fidanët e rinj.

Gjatë vizitës në serra të gjitha grave përfituese iu dhanë formularët e ditarit të fermës, për t’i plotësuar me shpenzimet dhe të ardhura lidhur me prodhimin e tyre. Ditari i ndihmon gratë për të analizuar ecurinë financiare të investimit në serrë për 6-mujorin e dytë të vitit 2023 dhe për të llogaritur të ardhurat për 6-mujorin e parë të vitit të 2024.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit: “Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme”, financuar nga “Brot für die Welt” dhe që zbatohet nga Zyra “Shërbimi i Dashurisë” – Diakonia Agapes, e Kishës sonë.