Mund edhe të habitesh kur shi-
kon një aparaturë komplekse të in-
staluar në një automjet. Nuk është
një objekt i zakonshëm në cep të
bulevardit ose në ndonjë rrugicë.
E ka privilegjin të shkojë aty ku
njerëzit kanë nevojë për të, sidomos
për ata që problemet ekonomike i
kanë bërë luftëtarë të një mijë e
një sakrificave. E thjeshtë, vetëm
me një mbishkrim të zi mbi ngjyrën e
bardhë të mjetit: “Klinikë dentare e
lëvizshme, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë”.
Vesh bluzën e bardhë dhe të
fton të hysh në derën e pasme, pa
harruar të të shtrëngojë dorën në
fillim si mik. Fill bëhesh edhe pa-
cient, teksa kontrollon njëherë me
vete dhëmbët, ulesh në kolltukun e
tij dhe…punafillon.
Genci Naka ka pak kohë që ka
marrë përgjegjësinë e një shëtitësi
human në rrugët e kryeqytetit. Mje:
ku stomatolog e admiron këtë punë
me përfitim të dyanshëm, një ekspe-
riencë e re por mbi të gjitha një pu-
në që u vjen në ndihmë njerëzve në
nevojë, që Shqipëria i ka të shumtë,
shpesh edhe në numër të panjohur.
SHËRBIM FALAS në klinikën
dentare të lëvizshme
Një klinikë e improvizuar në dukje,
por përmbajtja flet ndryshe.
“Është një ide shumë e mirë që
ka shumë vite që praktikohet, dhe
me të vërtetë Kisha Orthodhokse
ka gjetur një mënyrë shumë të
veçantë dhe të dobishme për të
ndihmuar njerëzit pa bërë asnjë
dallim. Në këtë klinikë mjekimi
bëhet falas, gjë që nuk është bërë
nga askush tjetër në Shqipëri”-
thotë stomatologu.
Edhe gjatë vitit 2006, Qendra Di-
agnostike Orthodhokse “Ungjillëzi-
mi’’ në Tiranë, pjesë e së cilës është
edhe kjo klinikë dentare e lëvizshme,
ka planifikuar që ta vazhdojë këtë
projekt në të gjithë vendin. Fillimisht
është punuar me fëmijët e kopshte-
ve dhe të shkollave në kryeqytet e
më pas do të marrë rrugën edhe në
zona të tjera.
Në gjithë këto vite pune, njësia
dentare ka qenë në shumë qytete
e fshatra nga veriu në jug të vendit,
ku u ka shërbyer mijëra pacientë-
ve, pa asnjë lloj dallimi.
Biseda me mjekun është e ngro-
htë. Ai të tregon punën e përdit-
shme, aparaturat e instaluara mje-
shtërisht në mjetin e lëvizshëm dhe
para se të largohesh të fton përsëri
me mirësjellje për një vizitë tjetër.
Isidor Koti