EmailFacebookKontakt

Shërbëtori dhe lutja

Dy hierapostuj kishin dikur me vete një shërbëtor. Ata vunë re se sa herë binin në gjunjë për lutje, binte edhe ai njëkohësisht, por në një farë largësie prej tyre. Duke ditur se ai nuk kishte ndonjë farë përgatitje fetare e pyetën një ditë se çfarë thoshte në lutjen e tij.

“Zotërinj, iu përgjigj ai, unë jam njeri pa shkollë. Nuk di çfarë duhet t’i kërkoj Perëndisë. Por, kur ju shikojmë të lutemi, i lutem edhe unë gjithmonë Perëndisë që të dëgjojë lutjet tuaja”.