SHENJTORI SIPAS SHËN VASILIT TË MADH
Me mendim të paster dhe mendje të çliruar…
Sipas Shën Vasilit të Madh,
shenjtori ka një pozicion lartësues
midis njerëzve të tjerë. Shenjtorët
bëhen princat, zotëruesit e tokës.
Këtë veti e fitojnë me virtytin e ty
re. Kush mund të mohojë të vërte-
tën, se midis të diturve, zotëruesve
të pasurisë, mbretërve, pushteta-
rëve të Tokës, vetëm shenjtorët
“jetojnë” akoma dhe mbretërojnë në
zemrat e miliona njerëzve, sikur të
kishin jetuar dje, sikur tëjetojnë ende
midis nesh. Njeriu i shenjtë, sipas
tij, është i madhërishëm. I ma-
dhërishëm jo për trupin e shëndet-
shëm, por për madhështinë e shpirtit.
Shenjtori ka trimërinë e vërtetë,
krenarinë e vërtetë, përderisa as-
njëherë nuk pranon të hedhë veten
e tij në pasionet e ulta dhe poshtë-
ruese të trupit, pasi ka në mendjen
e tij idetë më të pastra dhe më të
larta për Perëndinë dhe botën,
përderisa më gjithë zemër dhe me
dashuri u ndan të varferve nga të
mirat e tij materiale, përderisa as-
një fatkeqësi, asnjë mjerim i jetës
nuk mund ta thyejë, pasi me krenari
dhe “përbuzje” kalon pasionet e
njerëzve të vegjël dhe i pastër mar-
shon në rrugën e jetës së tij.
Shenjtori, sipas Shën Vasilit të
Madh, mund të përafërsohet me
shqiponjën, sepse edhe ai fluturon
mbi tokë, mbi pasionet dhe vogël-
sirat e saj. Fluturon lart në një botë
tjetër, morale, të panjohur për shu-
më të tjerë.
Gjithashtu, shenjtori mund të
përngjasohet me qengjin e butë e të
mirë, sepse dhe zemra e shenjtorit
është e butë dhe e pasur me dashuri
për njerëzit e tjerë. Se qengji di ve-
tëm të ofrojë, të ofrohet tek të tjerët.
Gjithashtu njeriu i shenjtë, ngjan
me dashin, sepse morali dhe epër-
sia shpirtërore e mënjanon nga tur-
ma duke i dhënë pozicion udhëhe-
qës, të njëjtë me atë të dashit në kope.
Shenjtori përafrohet edhe me
pëllumbin e pafajshëm, për paprek-
shmërinë e karakterit dhe për dli-
rësinë e qëllimeve të tij.
Së fundi, sipas Vasilit të Madh,
përngjasohet edhe me drerin e
shkathët, sepse dreri ka veçantinë
e çuditshme e të rrallë që me fer-
shëllimën e tij t’i nxjerrë gjarpërinjtë
nga foletë e tyre. Por, mos ndoshta
besimtari, si edhe kaprolli nuk lufton
ditë e natë me gjarpërinjtë e së
keqes, me .. Dragoin e madh, gja-
rprin e vjetër …”? (Zbul. 12:9).
Por karakteristika kryesore e
njeriut të shenjtë është dashuria e
tij e zjarrtë dhe e pakufishme për
Perëndinë. Perëndia për shenjtorin
nuk ka të njëjtën rëndësi që ka për
njeriun e zakonshëm. Perëndia
është me të vërtetë Perëndi e shenj-
torëve, atyre që në një farë mënyre
e kanë zotëruar e kanë bërë të ty-
ren, me dashurinë e tyre.
Dashuria e shenjtorëve për
Perëndinë zhvillohet ngadalë, duke
përparuar në sferat më të larta të
virtytit dhe të hyjnizimit në dashurinë
Hyjnore. Rrethohen nga dashuria e
shenjtë dhe në përçartjen e tyre të
shenjtë harrojnë çdo lidhje tokësore
dhe njerëzore.
Kështu shenjtorët, me da-
shurinë hyjnore në shpirt, me përu-
lësinë për vogëlsirat e botës, bëhen
“miqtë e Perëndisë”. Pak njerëz
janë në gjendje të arrijnë të fitojnë
këtë hir të veçantë dhe të rrallë.
Një nga arritjet e luftëtarit të
virtytit, – sipas Shën Vasilit të Madh,
– është mendimi i pastër, mendja e
çliruar nga shfaqje e ikona të errëta,
mëkatare, epshore. Dhe kjo, sepse
atje, në mendje dhe në zemër, në
mendimet dhe në dëshirat i kanë
fillimet të gjitha veprimet e njeriut.
Shenjtori gjatë gjithë ecurisë së tij
të vështirë shpirtërore ka një parim
jetësor: Vetëpërmbajtjen, e cila
përbën një nga karakteristikat
kryesore të jetës së shenjtorit.
Sigurisht, megjithë kujdesin e
vazhdueshëm që tregon shenjtori në
luftën e tij kundër pasioneve,
ngacmimet e shumta do të
shqetësojnë dhe turbullojnë shpirtin
e tij. Sepse, me gjithë përparimin
shpirtëror, përsëri mbetet njeri,
“qenie e dobët”, siç shprehet ati i
shenjtë Vasili i Madh.
Gjatë këtyre çasteve kritike të
ngacmimeve të shumta, kur shfaqet
gjithë dobësia e natyrës që ka, njeriu
i shenjtë nuk e humb kurajon e shpre-
sën për arritjet e tij shpirtërore, por
grumbullon të gjitha forcat që i mbe-
ten, i drejtohet Perëndisë dhe me
shpirt të dërrmuar, kërkon mëshirën
e Tij, forcë dhe mbështetje.
Së fundi, shenjtori sipas Vasilit
të Madh, ka privilegjin e rrallë të
shijojë vazhdimisht gëzimin, nga-
zëllimin shpirtëror. Që nga çasti që
shpirtin e tij e bëri vendbanim të
Shpirtit të Shenjtë, shijon dhe frytet
etij.
Sigurisht, gëzimi i shenjtorit nuk
ka asgjë të përbashkët me gëzimin
e zakonshëm. Eshtë gëzim që zë
rrënjë në ato fytyra të cilat derdhin
lot pendimi, lotë të nxehtë. Gëzimi i
shenjtorit do të shumëfishohet në një
shkallë mjaft të lartë dhe do të mbe
tet i palëkundur pas largimit të tij nga
bota, atëherë kur me ndrojtje të
shenjtë do t’i drejtohet shpirtit të tij
me fjalët: “Kthehu shpirt në prehjen
tënde, sepse Perëndia të bëri mirë”.
Një at i shenjtë shprehet qartë
kur thotë: “Bëhet fjalë për prehje të
përjetshme të atyre që kaluan këtë
jetë në mënyrë të ligjshme, prehje
e cila nuk jepet nëpërmjet detyrime-
ve, por ngaZoti zemërgjerë, me Bi
rin e Perëndisë në ata që e besojnë”.