EmailFacebookKontakt

Shenjtoret e muajit – Kryeengjejt Mihaiil dhe Gavriil

Sipas doktrines, njeriu perben sintezen e botes se dukshme dhe te botes se padukshme; te paren me trupin e tij dhe te dyten me shpirtin e tij. Dhe shpirti i njeriut, duke komunikuar me anen e trupit me boten natyrore, komunikon njekohesisht me anen e shpirtit dhe me boten shpirterore e morale. Ne krye te kesaj bote qendron Perendia, burimi i pafillim dhe kreu i saj. Po kontakti i Perendise me njeriun, kryhet ne dy menyra: me komunikimin dhe ndikimin e drejtperdrejte, ose nepermjet shpirtrave te mire e te padukshem, te cilet njihen me emrin e engjejve.

Ne letren e Apostull Pavlit drejtuar Kolosianeve thuhet se: “me anen e Atij u krijuan te gjitha sa jane ne qiejt e mbitoke, te dukshmet dhe te padukshmet” (Kol.1,16). Dhe, duke dhene sqarime po aty, Apostulli i madh tregon per shpirtrat e mire e te padukshem, se jane frone e zoterore, krere dhe pushtete. Po sipas doktrines teologjike, bota e engjejve dhe e kryeegjejve, qe komunikon me njerezit me pelqimin e Perendise, eshte ajo qe i perket urdherit te trete. Per kete lidhje e mision deshmojne mjafte citate te Shkrimit te Shenjte. Keshtu, per shembull, ne psalmin 33,8 thuhet: “Engjelli i Zotit, rreth atyre qe i tremben, ve ushtrine dhe do t’i clirojne ata.” Ne psalmin 90 lexojme: “Asnje e keqe s’do te te ndodhe, as kamxhik nuk do te preke tenden tende, se do t’i urdheroje engjejt e Tij per ty te te ruajne ne udhet e tua”. Vec ketyre, vete Zoti yne Iisu Krisht, ne Dhiaten e Re, thote: “Kujdes te mos percmoni ndonje nga keta te vegjel, se une po ju them qe engjejt e tyre ne qiejte shohin vazhdimisht fytyren e Atit tim qe eshte ne qiell”. (Matth. 18.10)

Dhe Apostull Pavli shton: “A nuk jane valle te gjithe ata shpirtra sherbyes, te derguar per t’u sherbyer atyre qe do te trasheguojne shpetimin?” (Ebrej 1,14).

Ne baze te ligjit te ideve dhe pershtypjeve nga bota e jashtme, shpirti nxitet me anen e ndjenjave qe pesojne ndikimin dhe qe vijne ne kontakt me sendet e dukshme. Nje dicka e tille kryhet edhe persa i perket jetes se ndergjegjes, lidhur me ndjenjat dhe mendimet, me anen e te cilave shpirti vjen ne kontakt me boten shpirterore te padukshme dhe me Krijuesin e Kreun e tij te Terëfuqishëm.

Kontakti dhe ngacmimi kryhet me anen e ndermjetesve shpirterore, domethene me anen e engjejve te shenjte te Perendise. Kur njeriu, i pushtuar nga bota e ketushme, harron Perendine apo shkel ligjin e Tij, nje afrim mistik dhe i padukshem dhe nje ze engjellor i ngacmon mendjen dhe ndergjegjen, me synim qe t’ia rikthejne kujtesen te Perendia e ta ndihmojne qe shpirti i tij te rikthehet nen pushtetin e Ligjit hyjnor.

Sipas Shkrimit te Shenjte, engjejt dergohen prej Perendise ne forme te dukshme dhe ne raste historike te rendesishme, gjate te cilave nevojitet te manifestohet apo te kryhet ndonje vullnet i madh i Perendise.

Ne krye te te gjitha fuqive engjellore qendrojne kryeengjejt Mihaiil e Gavriil, qe i perkujtojme me 8 te nentorit. Nderhyrjet dhe misionet historike te Shen Mihailit permenden ne disa ngjarje te Dhiates se Vjeter. E gjejme, per shembull, qe i paraqitet Abraamit kur ky shkon per te bere therore te birin e tij, Isaakun. Gjithashtu, i paraqitet Iisu Naviut, me shpaten e tij ne dore, duke i dhene udhezime per pushtimin e Jerikonit e ne disa raste te tjera. Kryeengjelli Mihaiil, thote tradita, permendet se ka thene dhe fjalet “le te vemë re”, kur ishte ne krye te fuqive engjellore qe i qendruan besnike pas renies se Eosforit.

Kryeengjelli Gavriil permendet sidomos ne shume ngjarje historike te Dhiates se Re. Keshtu, per shembull, ai eshte derguar te Virgjeresha e Shenjte Mari per t’i njoftuar lajmin e trupezimit tek ajo te Shpetimtarit tone Iisu Krisht. Po ky, u dergua te njoftoje Shen Josifin, qe mund te ktheheshin perseri nga Egjipti ne Nazaret, sepse Irodhi kish vdekur.

Pikerisht, per te perkujtuar edhe keto dergata, si edhe veprimtarine qe kryejne engjejt per te krishteret besimtare, duke i nxitur ne cdo pune te mire, Kisha caktoi te kremten e tete Nentorit.

Dhimiter Beduli