EmailFacebookKontakt

Shenjë vlerësimi e respekti

Shenjë vlerësimi e respekti
– Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi i dorëzoi
6 kompjutera dhuratë Akademisë së Shkencave –

Të premten, 1 prill, në mje-
diset e Akademisë së Shkencave
u bë dhurimi i 6 kompjuterave
tip IBM Pentium II dhe printer
për nevojat e këtij institucioni.
Kjo dhuratë u dorëzua nga
Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi,
me kuj desin e të cilit u bë i mun-
dur sigurimi i tyre. Ndërsa nga
Akademia e Shkencave ishin të
pranishëm në marrjen në dorë-
zim Kryetari Prof. Dr. Ylli Popa,
dy nënkryetarët Prof. Luan
Omari dhe Prof. Kristo Frashëri,
Sekretari i Përgjithshëm, Prof.
Farudin Hoxha etj.
Në fillim e mori fjalën Kryepi­
skopi Anastas, i cili e konsideroi
këtë dhuratë si një shenjë res­
pekti e vlerësimi për punën e
këtij institucioni kaq të rëndë-
sishëm, me të cilin do të vazhdo-
het të bashkëpunohet edhe në të

ardhmen. Ndërsa Kryetari i
Akademisë, Prof. Ylli Popa, pasi
i uroi Fortlumturisë së tij mirëse-
ardhjen në këtë vizitë të parë në
mjediset e Akademisë, e falende-
roi dhe për dhuratën shumë si-
njfikative, duke theksuar se ajo
ishte e mirëpritur, pasi vinte nga
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, por edhe nga një aka-
demik, siç është Kryepiskopi
Anastas. Ai bëri, gjithashtu edhe
një ekspoze njohëse rreth ndërti-
mit dhe funksionimit të këtij
institucioni.
Më pas vazhdoi një bisedë
miqësore, ku u theksua roli që
duhet të luajnë Akademitë e
zonës sonë të trazuar, për kriji-
min e mirëkuptimit mes popujve
dhe paqen, si dhe për mundësinë
e zgjerimit të marrëdhënieve
ndërmjet tyre.