EmailFacebookKontakt

Shënime për librin më të ri të Kryepiskopit Anastas

SHENIME PER LIBRIN ME TE RI TE KRYEPISKOPIT ANASTAS

Nga DIONIS QIRZIDHI

T

ek po çoja në shtyp një repor- tazh, në vitrinat e një librarie më tërhoqi vëmendjen libri “Vepra apostolike në gjurmët e Krishtit”, me autor Prof. Dr. Anastas Jannullatos. Vura re se në të janë përmbledhur shkrime, studime theologjike, që përfshijnë një periudhë të gjatë ko- hore, nga viti 1967 deri në 2003.

Në korpusin e madh të veprave të tij, që në fillim të krijimtarisë Kryepiskopi spikat si një kërkues i pasionuar i sintezave kristologjike, me një pasuri bibliografike kronolo- gjike të referencave, e cila i bëhet një tipologji e përhershme e punës kërkimore.

Sot kemi nëpër duar librin më të ri të eruditit, me një pasuri mesa- zhesh që na i kumton me emocion. I përjetojmë ato si dëshmi vetjake, atje ku bashkohen dashuria, mirë- sia, paqja dhe frytet e tjera të Tij (Gal. 5:22). Atje ku secili ka për të dalluar gjurmët e veprimit të Tij.

Janë mesazhe mbarënjerëzore të kodifikuara në Shkrimet e Shenjta. Detyra e besimtarit është që: Ai çdo njeriu “t’i bëhet i afërm”, pava- rësisht nga raca, feja, gjuha. Më ka lënë mbresë fjala e veprimi i pre- rë e pa ekuivoke i Prof. Dr. Anastasit ndaj shfaqjeve të racizmit, kseno- fobisë apo kriptoracizmit, si dukuri që koncentrohen në shoqërinë ba- shkëkohore. Ai me argumente dhe bindshëm merr dy shembuj kuptim- plotë: atë të Krishtit që lindi si i huaj në Vithlehem dhe shembullin e nxënësit të Tij, Apostull Pavlit, që emigron në kombe e popuj të ndry- shëm, torturohet, fyhet, sakrifiko- het që të predikojë mësimet e Më- suesit të Kryqëzuar dhe të Ringja- llur, e më në fund iu bëhet të “huaj ve” më i afërt i të afërmye.

Në këtë vepër gjen të përfshira edhe studime të botuara më parë, si p.sh. gjatë viteve 1959-1969, kur ideoi dhe botoi periodikun në gre- qisht e anglisht “Porevthentes- Go Ye”. Emërtimin e përzgjodhi nga Dhiata e Re, fjalët e Krishtit drej- tuar nxënësve të Tij: “Shkoni pra,

e mësoni gjithë kombet…” (Mat- theu faq. 96,19 Dhiata e Re, botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë).

I frymëzuar nga kjo porosi e pëijetshme botoi në vitin 1972 librin “Indiferentizmi për veprën apostolike do të thotë mohim i Orthodho- ksisë”. Në këtë libër pata nënvi- zuar shprehjen e hipokrizisë si për- thithje egoiste për nevojat vetjake dhe lokale, indiferentizmi për nevo- jat jetësore të tjetrit…, mendim që riciklohet e thellohet, dhe që e gjej- më më pikant në shfaqjet e një kri- ze autenticiteti në kushtet e sotme të qytetërimit teknologjik botëror; “…hipokrizia ndërkombëtare në përballimin e të drejtave të njeriut u bë ironia më cinike e këtij sheku- lli.”; “ …Me tmerr konstatojmë se në rrugë, në punë, në familje, shto- hen “maskat” dhe zhduken “fyty- rat”; njerëzit kanë role, zakonisht të pashpirt. Ata ngjajnë me pajisje makinerish, zakonisht të pashpirt. Ata ngjajnë me pajisje makinerish, nuk janë “persona”. Shpesh të kri- johet përshtypja se gjendesh në një

ballo me maska, ku pjesëmarrësit fshehin identitetin e tyre, por me një dukuri origjinale: sa herë që hiqet një maskë, zbulohet një mas- kë tjetër.”(“Globalizmi dhe Ortho- dhoksia”fq. 101,33).

“Synimi dhe nxitja për veprim- tari apostolike” (me pikënisje Theologjinë), është p.sh. një nga broshurat që u botua 30 vite më parë, ku autori përfshin ide dhe me- ndime që nga vitet e para të dorë- zimit prift.

Ishte viti 1964, kurAnastasi ski- conte synimin e jetës së tij, dhe në mbrëmje të asaj dite maji të dorë- zimit si prift niset për në Afrikë, për t’iu përkushtuar krijimit të një sho- qërie të dashurisë, e perceptuar si prej një vizionari aktiv, që mbi të gjitha kërkon të jetojë e punojë midis njerëzve, t’i ndihmojë nga afër në çdo vend të botës, atje ku edhe vështirësitë paraqiten më të më- dha. Në rrugën e tij jetëgjatë prej kristologu, një nga shkrimet më të bukura që dua të veçoj, shkruar në vitet 70-të, është broshura “Leo-

(vijon në faqen 8)

SHENIME PER LIBRIN ME TE RI TE KRYEPISKOPIT ANASTAS

(vijon nga faqja 7) nidha lo. Filipidhis – Shkencëtari, njeriu” e cila, mua si mësues më emocionoi edhe më shumë. Ajo është një himn për detyrën e më- suesit, i cili kultivon te nxënësit dhe studiuesit e ardhshëm pasionin e kërkimit dhe të krijimit, që gëzohet kur nxënësi ecën në gjurmët e tij, dhe në veçanti lumturohet kur e kapërcen dhe vetë mësuesin.

Në faqen e fundit të librit (fq. 331) përjetova ngjarjen e dhimb- shme dhe në veçanti më emocionoi kur shkrimtari u hap zemrën lexu- esve, si në një rrëfim të sinqertë shpirtëror, duke u treguar një nga çastet e jetës së tij. Na tregon se vetura i përplaset një mbrëmje mesmeridiane në Kaballa të Uga- ndës dhe dhjetëra cifla xhami i hyj- në në sy. Nuk kishte pranë as mje- kë, as infermierë, as ujë të distiluar, as dhe ujë të pijshëm. Verbimi ishte i plotë. “Nuk shihja asgjë. Në ato ças- te tragjike më erdhi nder mend py- etja jetësore, me të cilën pata nisur veprimtarinë apostolike: Të mja- fton Zoti? Mbas saj një paqe e paku- fishme vetëpërfshiu shpirtin tim…”

Vazhdimin e këtij rrëfimi e rigjej në shënimet e mia, kur Eksarku Anastas ma pati thënë në intervis- tën e parë që kam marrë në fund të qershorit 1991. Aty gjej: “ Njerë- zit e thjeshtë erdhën me dhjetëra atje ku rrija dhe në radhë luteshin që Zoti të më shpëtonte të mos verbohesha e të shërohesha… Ishte kjo dashuri e cila veproi si një forcë

hyjnore dhe bëri çudinë që më shpë- toi… Dashuria dhe Gëzimi, biri im, janë të vetmet ndjenja të cilat kur i ndan me të tjerët, në vend që të pakësohen shumohen. (Ngablloku i shënimeve, 1991).

Sa herë që na bie në dorë e le- xojmë një libër të mirë, përballemi me dilemën që ka saktësuar filozofi Bakon para shumë shekujsh. Ai ka thënë, se kush jep këshilla të mira e në jetë bën të kundërtën, me një dorë ndërton e me tjetrën shkatë- rron. Ndërsa kush jep këshilla të mira e i vë ato në jetë, ndërton me të dyja duart. Secili nga librat e Anastasit është mbresëlënës, se vepra konsi- derohet si një ndërtesë, e sendër- tuar me të dyja duart dhe shpirtë- zuar me shpirt të pastër. Ke ndjesi- në e sendërtimit të tempullit të mi- rësisë me fjalë në shpirtin e njerë- zve. Jo vetëm në shkrimet me kara- kter fetar, por dhe në ato historike, ai mbetet një shembull i veçantë në krijimin e shoqërisë së dashurisë.

Tek po shkruaja këto rreshta më erdhi ndër mend mendimi i mençur i një historiani bashkëkohor, Kuetin Skiner, profesor i Historisë Mo- derne në Universitetin e Kembri- xhit, i cili mediton me dhimbje për të shkruarit e historisë në mënyrë etnocentrike, ku ndarja mes “nesh” dhe të “tjerëve” pjell, në veçanti në Ballkan, armiq.

Këto meditime të Skinerit më bënë të risjell në kujtesë intervistën në revistën “Klan”, brilante për llo- jin e vet, dhënë nga Kryepiskopi

mikut tonë, gazetarit të talentuar, Dritan Haxhija: “Ka njerëz që për- piqen të krijojnë armiq dhe që nuk mund të ekzistojnë pa armiq. Popujt e tjerë evropianë, si p.sh. francezët, gjermanët, anglezët, pas Luftës së Dytë Botërore i tejkaluan diver- gjencat e tyre, që kishin bërë të der- dhej gjak në mbarë njerëzimin dhe tani ecin së bashku në një Evropë të bashkuar. Përse vallë ne popujt ballkanikë, duhet të dënojmë veten të jetojmë në mes të një dyshimi inatçor, mendjemadhësie të padobi- shme apo në armiqësi? Besoj në pajtimin dhe në bashkëpunimin krijues, në të ardhmen e përbash- kët, në përparimin e përbashkët. Pikërisht në këtë pikë synojnë të gjitha propozimet dhe përpjekjet e mia” (“Klan” nr. 467,7 korrik 2006)

Në faqen e parë të librit “Vepra apostolike në gjurmët e Krishtit” le- xuesi ka për të gjetur: “Letërkëmbim -Prolog të Tërëshenjtërisë së Tij, Pa- triarkut Ekumenik Vartholomeut”. Në mes të tjerave ai shkruan: “I shu- manshëm dhe frytdhënës është pa- dyshim kontributi i Fortlumturisë Suaj karizmatik në Kishën Orthodhokse, veçanërisht pas marrjes së cilësisë priftërore dhe kryepriftërore, të cilën Fortlumturia Juaj e pa që në fillim dhe e përjetoi si një vepër të një dhjakonie të dobishme e sakrifikue- se.”

Mandej Patriarku shkruan: “…Ju urojmë përzemërsisht që Zoti ynë i vërtetë i lëvduar në Trininë e Shenjtë, që Ju ua predikoni kom-

beve, në Afrikë e në Shqipëri dhe kudo gjetkë, nëpërmjet Dhjakonisë Apostolike, t’i japë fuqi Fortlumtu- risë Suaj, shëndet e forcë shpirtëro- re për të vazhduar veprën rimëkë- mbëse në Kishën motër të Shqipë- risë, tëcilën morëtpërsipër… në ato kohë të vështira, kur mungonte drita shpresëdhënëse dhe rezultoi se kishit plotësisht të drejtë.”

Nëpër rreshtat e librit e dallon menjëherë stilin që e veçon shkrim- tarin Anastas. Një libër i shkruar artistikisht, me një pasuri gjuhësore e metafora poetike. Kjo mënyrë të shkruari është herë, herë meditative e qetë, herë, herë dallgëzuese, një lumë i rrëmbyeshëm, një lumë që e admiron se ia ke zbuluar të tre burimet: Të vërtetën, Të buku- rën dhe Mirësinë. Një lumë që ten- ton të shkulë rrënjët e së keqes, të cilat ndodhen thellë në humnerën e egoizmit njerëzor. Nga çdo ve- prim e fjalë e shkrimtarit gufon dëshira e mirë që ta shohim fytyrën e Krishtit tek çdo i varfër, i vuajtur, i huaj e azilant. Që kushdo i hutuar në qorrsokakun e qytetërimit teknik të gjejë bukurinë e mesazhit për I metamorfozën thelbësore të qenies njerëzore dhe të shoqërisë me fuqinë e tejskajshme të Dashurisë.

Që secili të kontribuojë si paqe- dashës, kur paqja e sotme mishë- rohet, e as nuk mund të kuptohet pa drejtësinë e zhvillimin, na këshi- llon Prof. Dr. Anastasi, si frymëzues i Dashurisë dhe i Progresit.

Athinë, 17 qershor 2007