Shënim: Kisha Apostolike Ortho
dhokse e Gjeorgjisë sipas traditës është
themeluar nga Apostull Andrea në shek. I.
Ajo u bë kishë zyrtare e Gjeorgjisë që nga
shek. IV Në vitin 327, mbreti Mirian III e
shpalli Krishterimin si fe zyrtare të
mbretërisë. Kisha e Gjeorgjisë është
autoqefale që nga viti 466 dhe rreth saj
sot mblidhet më shumë se 80 për qind e
popullsisë së vendit.
Mskheta, ku ngrihet katedralja e
Svetitskhovelit, ishte kryeqyteti i mbre-
tërisë së Gjeorgjisë midis shek. III-V Aty
ndodhi edhe kthimi i popullsisë në të
krishterë. Në vendin ku në shek. XI u ngrit
katedralja që feston 1000-vjetorin, në
shek. V ishte ngritur një kishë në nder të
Shën Ninës, mbetje të të cilës janë gjetur
gjatë punimeve të restaurimit. Katedralja
është shpallur nga UNESKO Pasuri e
njerëzimit.