EmailFacebookKontakt

Shenim i redaksise

Redaksisë së gazetës sonë i kanë ardhur mjaft letra që kundërshtojnë e hedhin poshtë shkrimet keqdashëse ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve të vërtetë të saj, të botuara në disa organe shtypi, tashmë të njohura për predispozicionin e tyre antikristian, e veçanërisht antiorthodhokse, çka dëshmohet me vazhdimin e paprincip të kësaj lufte. Por, për arsye se nuk ia vlen të merresh me të tilla absurditete, për të mos rënë në grackën e tyre e për më tepër, për të mos u ulur në nivelin e tyre të mjerë e qesharak, kemi menduar që përgjithësisht të mos botojmë më në numrat e ardhshëm përgjigje për to. Mendojmë se shkrimet që po botojmë në këtë numër gazete, hedhin mjaft dritë mbi të vërtetën, e cila është e dukshme dhe nuk mund të mbulohet me gënjeshtra e shpifje, cilido që t’i bëjë ato.

Prandaj u kërkojmë falje të gjithë atyreve që nuk po ua botojmë dot shkrimet e letrat që na kanë sjellë a mund të sjellin.