SHENGJIN
Konferenca e rinisë orthodhokse të dioqezës
së Tiranës: Z/Jeta jonë me Perëndinë”
Për të dytin vit me radhë, në Shëngjin
të Lezhës u zhvillua Konferenca rinore
me të rinjtë dhe të rejat orthodhokse të
dioqezës së Tiranës. Të ardhur nga Ka-
vaja, Durrësi, Elbasani, Gramshi Shkodra
dhe Tirana, për tri ditë me radhë 80 të rinj
orthodhoksë kaluan një fundjavë të mbu-
shur me aktivitete.
“Jeta jonë me Perëndinë” ishte tema
kryesore e kësaj konference, e cila tran-
smetoi mesazhin e bashkimit me Perë-
ndinëTriadik.
Referues ishin atë Justini dhe z.Miron
Çako, të cilët folën për temat e këtij viti:
“Qëllimi i jetës së krishterë” dhe “Martesa
në Kishën tonë”. Atë Justini theksoi, se
nëse do arrijmë në bashkimin me Perëndi-
në, do bashkohemi edhe me njëri-tjetrin.
Sa më shumë imitojmë dashurinë, aq më
shumë i afrohemi Atij. Dashuria duhet të
jetë jo vetëm me fjalë, por me vepra. Pika
e kontrollit për ne është sa sakrifikojmë
për dashurinë. Një virtyt i madh për ne
është dallueshmëria. Është e pamundur që
të kemi urrejtje brenda nesh dhe të bashko
hemi me Perëndinë. Dashuria është kapi-
tulli i virtyteve. “Dashuria e përkryer e dë-
bon frikën”,- theksoi atë Justini.
Ndërsa z. Miron Çako foli për misterin
e martesës si një dhuratë brenda Kishës.
Ai shpjegoi kuptimin e martesës së
krishterë, e cila ka si qëllim final bashkimin
e burrit dhe të gruas me Perëndinë. Përmes
shembujve nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata
e Re, referuesi tregoi rëndësinë që merr
lidhja mes burrit dhe gruas për vazhdimin
e jetës dhe bekimin që i ka dhënë Zoti
trashëgimisë së gjinisë njerëzore.
Konferenca pati programin e saj tradi-
cional me ndarjen në grupe të të rinj ve, njo-
hjen me njëri-tjetrin, lojëra zbavitëse, sport
dhe valle popullore. Organizimi nga ana e
Zyrës Kombëtare Rinore ishte në lartësinë
e duhur dhe të gjithë të rinjtë u larguan nga
ky aktivitet me përshtypjet më të mira.
Korresp. i gazetës “Ngjallja”