Bashkë me stinën e bukur të verës dhe përfundimin e mësimeve shkollore, fëmijët pritën me padurim kampin “Ri- lindja” që organizon çdo vit në këtë sezon Kisha Orthodhokse. Ky kamp ndryshe nga vitet e tjera nuk u zhvillua në manastirin e Zvërnecit, por në manastirin e Shën Viashit dhe ishte përshtatur për moshat 11-14 vjeçare, duke filluar në datën 26 qershor dhe përfundoi në 6 korrik. Në të morën pjesë rreth 130 fëmijë nga i gjithë vendi.
Temat mbi të cila u zhvillua jeta shpirtërore e kampit ishin: “Predikimi në mal” dhe- “Lumurimet”. Çdo ditë zhvilloheshin shërbesat kishtare dhe temat shpirtërore, të cilat referoheshin nga katekistë që kishin rolin e drej- tuesit të grupeve, ose klerikë e teologë të ftuar në tema të veçanta.
Programi i një dite niste në orën 6.30 me zgjimin dhe shërbesën e mëngjesores. Më pas bëhej nisja për në plazh, dreka e koha e pushimit dhe në orën 16.30 nisnin aktivitetet ar- gëtuese e sportive. Në 18.30 ishte koha e “ngrënies së zemrës” (një ëmbëlsirë) ndërsa në orën 19.00 zhvilloheshin bisedat shpirtërore, gjatë të cilave fë-
mijët bënin pyetje për të mësuar edhe më shumë rreth besimit të krishterë orthodhoks. Në këtë kamp pati edhe bekime të veçanta, ndër të cilat vlen të përmendim pagëzimin e 28 fëmijëve katikumenë, të cilët u bënë anëtarë të Kishës duke marrë prej këtij misteri dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Gjithashtu, një gëzim i veçantë për ta ishte takimi me Kryepiskopin Anastas, i cili kujdeset për mbarëvatjen e kampeve dhe krijimin e kushteve të mira në to. Në një drekë me Kryepiskopin ata prezantuan një program me këngë të krishtera dhe recitime, duke e falenderuar atë për këtë dhuratë të bukur që iu bën çdo verë. Nga ana e tij, Kryepiskopi iu premtoi fëmijëve se edhe në të ardhmen Kisha do të që- ndrojë gjithmonë pranë tyre, duke iu kërkuar në të njëjtën kohë të jenë aktivë në jetën kishtare dhe të gjitha veprimtaritë që organizon Kisha Orthodhokse, për të njohur edhe më shumë Krishtin dhe për të jetuar brenda miqësisë së krishterë.
Dita e fundit e kampit ishte 6 ko- rriku. Të gjithë fëmijët u larguan nga kampi me mbresat më të mira për t’u rikthyer sërish vitin tjetër.
Shën Vlash – Fëmijët e kampit
përjetuan ditë të paharruara
Bashkë me stinën e bukur të verës
dhe përfundimin e mësimeve shkollore,
fëmijët pritën me padurim kampin “Ri-
lindja” që organizon çdo vit në këtë
sezon Kisha Orthodhokse. Ky kamp
ndryshe nga vitet e tjera nuk u zhvillua
në manastirin e Zvërnecit, por në ma
nastirin e Shën Viashit dhe ishte
përshtatur për moshat 11-14 vjeçare,
duke filluar në datën 26 qershor dhe
përfundoi në 6 korrik. Në të morën
pjesë rreth 130 fëmijë nga i gjithë
vendi.
Temat mbi të cila u zhvillua jeta
shpirtërore e kampit ishin: “Predikimi
në mal” dhe- “Lumurimet”. Çdo ditë
zhvilloheshin shërbesat kishtare dhe
temat shpirtërore, të cilat referoheshin
nga katekistë që kishin rolin e drej-
tuesit të grupeve, ose klerikë e teologë
të ftuar në tema të veçanta.
Programi i një dite niste në orën
6.30 me zgjimin dhe shërbesën e
mëngjesores. Më pas bëhej nisja për
në plazh, dreka e koha e pushimit dhe
në orën 16.30 nisnin aktivitetet ar-
gëtuese e sportive. Në 18.30 ishte koha
e “ngrënies së zemrës” (një ëmbëlsirë)
ndërsa në orën 19.00 zhvilloheshin
bisedat shpirtërore, gjatë të cilave fë-
mijët bënin pyetje për të mësuar edhe
më shumë rreth besimit të krishterë
orthodhoks. Në këtë kamp pati edhe
bekime të veçanta, ndër të cilat vlen të
përmendim pagëzimin e 28 fëmijëve
katikumenë, të cilët u bënë anëtarë të
Kishës duke marrë prej këtij misteri
dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Gjithashtu, një gëzim i veçantë për
ta ishte takimi me Kryepiskopin
Anastas, i cili kujdeset për mbarëvatjen
e kampeve dhe krijimin e kushteve të
mira në to. Në një drekë me Kryepi
skopin ata prezantuan një program me
këngë të krishtera dhe recitime, duke e
falenderuar atë për këtë dhuratë të
bukur që iu bën çdo verë. Nga ana e
tij, Kryepiskopi iu premtoi fëmijëve se
edhe në të ardhmen Kisha do të që-
ndrojë gjithmonë pranë tyre, duke iu
kërkuar në të njëjtën kohë të jenë
aktivë në jetën kishtare dhe të gjitha
veprimtaritë që organizon Kisha
Orthodhokse, për të njohur edhe më
shumë Krishtin dhe për të jetuar
brenda miqësisë së krishterë.
Dita e fundit e kampit ishte 6 ko-
rriku. Të gjithë fëmijët u larguan nga
kampi me mbresat më të mira për t’u
rikthyer sërish vitin tjetër.