Në komunitetin e madh ilir të
Romës, kur perandor ishte po një
ilir, Diokleciani, jetonte në fund
të shek. III pas Krishtit, një prift
ikrishterë i quajtur Gavin. Ishte
farefis me perandorin, ndonëse
ai nuk donte ta pranonte këtë
lidhje, ngaqë familja e Gavinit
kishte përqafuar krishterimin.
Vëllai i tij, Gaji, ishte peshkopi i
Romës. Gavini kishte njohuri të
mëdha gjuhësore e filozofike dhe
kishte shkruar shumë libra. Ai
kishte një vajzë, Suzanën, që
shquhej për bukurinë dhe zgju-
arsinë, e dhënë me mish e me
shpirt besimit të krishterë.
Fama e Suzanës u përhap
anembanë. Kur e dëgjoi peran-
dori i lindi dëshira që ajo të bëhej
gruaja e djalit të tij të adoptuar
Maksimian. Për ta kërkuar dër-
goi vëllanë e tij, Klaudin.
Gavini iu përgjigj, se kishte
nevojë për pak kohë, që të bisedo-
jë me vajzën. Dërgoi njerëz të thi-
rrnin vëllanë, Gajin, të cilit i tre-
goi ç’kishte ngjarë. Pastaj ata
ftuan Suzanën dhe me lot në sy
i thanë: “Perandori Dioklecian, i
cili është nga fisi ynë, dërgoi për
t§ kërkuar dorën tënde”.
Sqzana e shenjtë iu përgjigj
të dyve: “Ku iku dituria juaj? Si
mund të martohem me birin e
atij që torturon vëllezërit tanë?
Apo të bëhem bashkëpunëtore e
veprimeve të pandershme të
tyre, të cilat janë në kundërshtim
me besimin tim tek Krishti’.
Të dy, mbasi ia mësuan men-
dimet, u gëzuan dhe filluan të
luteshin me lot në sy, që Perëndia
ta forconte.
Pas tri ditësh, Klaudi, erdhi
përsëri. Pasi i la shoqëruesit tek
dera, i vetëm hyri në shtëpi. Atje
gjeti edhe Gajin dhe iu tha: “Ju
sjell përshëndetjet e perandorit
dhe ju lutem që ta plotësoni kër-
kesën e tij.”
“Jepini perandorit edhe për-
shëndetjet tona. Sa për kërkesën
e tij le të thërrasim vajzën dhe
le ta pyesim”, iu përgjigj Gavini.
Mbas pak erdhi Suzana. Në
dhomë ishin vetëm ata të tre.
Kur Klaudi e pa, donte ta përshë-
ndeste duke e puthur, por Suza
na nuk e la, duke i thënë: “Vep-
rimet e padrejta nuk mund ta
përlyejnë veprën e Zotit”, dhe i
foli rëndë për abisin moral ku
kishte rënë. Nga këto fjalë të
Suzanës së shenjtë, Klaudi pati
një theije të thellë në zemër për
veprat e tij, u pendua dhe pranoi
Krishtërimin… “Unë besoj
sinqerisht – thirri Klaudi – vetëm
të më falen mëkatet, ashtu si më
Nga shenjtorët e muaut
Shën Suzana
premtoni.” “Në emrin e të
plotfuqishmit, Zotit tonë Jisu
Krisht, të falen të gjitha mëkatet
e tua”, i tha peshkop Gaji.
Në mbrëmje, Klaudi erdhi
përsëri në shtëpinë e Gavinit, së
bashku me gruan dhe dy djemtë
e tij. Ai iu lut Gajit që ta pagëzo-
nte atë dhe familjen e tij. Pe
shkopi i shenjtë pranoi dhe
Gavini u bë nuni i tyre..
Pas disa kohësh, perandori
Dioklecian filloi të pyesë për
Klaudin, ngaqë ai nuk i solli
asnjë lajm nga Gavini. I thanë se
është i sëmurë. Kur dëgjoi këtë,
Diokleciani dërgoi vëllanë e vogël
të Klaudit, Maksimin. Ai e gjeti
të dobësuar dhe duke iu lutur
Zotit. I shqetësuar e pyeti: “Vëlla
i dashur, çfarë ka ndodhur?”. “Në
qoftë se do të më dëgjosh mua,
unë do t’i tregoj shkaqet e këtij
ndryshimi”, iu përgjigj Klaudi. –
Unë – vazhdoi ai – kam zbatuar
gjithmonë urdhërat e perandorit,
kam vrarë njerëzit që i kundër-
shtonin atij dhe kam derdhur
gjak të pafajshëm, por tani më
vret ndërgjegjja.”
“Çpo thua – e ndërpreu Ma-
ksimi – perandori të dërgoi ty tek
Gavini për të kërkuar dorën e
vajzës për birin e tij, ndërsa ti po
më përgjigjesh për tjetër gjë.”
“Po, – tha Klaudi – unë për kë-
të vajta tek Gavini. Vajza e tij,
Suzana ishte një bukuri e rrallë’,
si nga trupi ashtu edhe nga
shpirti. Ajo ishte e shenjtë dhe e
ditur, por nuk është për birin e
perandorit. Ajo më ndihmoi të
largohem nga jeta mëkatare, të
njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti,
me ndihmën e Zotit. Natën do të
shkojmë bashkë tek vëllai jonë
Gavini dhe ti do të shohësh she-
njtërinë e tij”. “Qysh nga fëmijë-
ria ti ke qenë për mua mësuesi
im – iu përgjigj Maksimi – do të
bëj çfarë do të më thuash”.
Atë natë, ata shkuan në shtë-
pinë e Gavinit. Kur mësoi arsyen,
prifti i shenjtë ra në gjunjë dhe
filloi të lutet me zjarr. Të dy vë-
llezërit bënë të njëjtën gjë. Pas
pesë ditësh Gaji, gjatë Liturgjisë
pagëzoi, mirosi e kungoi edhe
Maksimin.
Mbas disa ditësh, Diokleciani
e mori vesh që Klaudi e Maksimi,
ishin bërë të krishterë. Kjo gjë e
hidhëroi dhe e zemëroi shumë.
Ndaj urdhëroi që Gavini e Su
zana të internoheshin, ndërsa
Klaudin, Maksimin dhe familjet
e tyre t’i digjnin të gjallë. Në një
vend afër Romës, në Ostia,
Klaudi dhe Maksimi, sëbashku
me familjet, u dogjën të gjallë.
Hirin e tyre e hodhën në det. Por,
shpirtrat e tyre fluturuan në
qiell, duke u bashkuar përjetë-
sisht me Zotin e tyre.
Mbas dy muajsh, perandori
dërgoi gruan e tij, Irinën, tek
Suzana, e cila kur e mësoi u lut:
“Zot, mos më ler në duart e të
tjerëve.”. Por, kur e çuan tek
perandoresha, që qe e krishterë
në shpirt, ishte kjo e fundit që iu
përul Suzanësj, por ajo e ngriti
me përkëdheli, duke i thënë:
“Gëzohu në shpëtimtarin Krisht”.
I shqetësuar për vonesën, Di-
okleciani dërgoi një nga obor-
tarët tek perandoresha, e cila i
tha se çdo tentativë ishte e kotë.
Kur Diokleciani e dëgjoi, u egër-
sua shumë dhe për hakmarrje i
tha birit të tij, të shkonte e ta tur-
përonte Suzanën, në shtëpinë e
saj dhe para të jatit.
Kur Suzana, arriti në shtëpi,
shkoi në dhomën e saj dhe ra për-
dhe duke qarë e i lutej Shpëtim-
tarit Jisu Krisht, që ta shpëtonte
nga thonjtë e të ligut. Atë natë
erdhi biri i perandorit. Por, kur
hyri në dhomë u shtang; ai e pa
atë duke u lutur dhe mbi të një
engjëll i Zotit, i cili ndriçonte me
një dritë verbuese. Një tmerr i
madh e kapi e u largua me vrap.
Kur dëgjoi Diokleciani, u shqetë-
sua shumë. Dërgoi një tjetër të
shikonte se çfarë po ndodhte.
Edhe ai ndjeu një frikë të pa-
shpjeguar e iku po me vrap.
I zëmëruar, ngaqë edhe fa-
milja e tij po bëhej e krishterë,
perandori dërgoi Maqedonin, një
njeri që shquhej për egërsi, duke
e urdhëruar që ta detyronte me
kërcënime t’i bindej perandorit
dhe dëshirës së tij. Maqedoni
shkoi tek Suzana, duke marrë
me vete dhe një statujë idhulli
të derdhur në ar. Ai iu afrua asaj
dhe u mundua ta detyronte që t’i
përulej idhullit. Suzana e shenjtë
u lut e tha : “Zoti im Jisu Krisht,
ndihmomë që sytë e mi të mos e
shohin armën e djallit.” Po në atë
çast idhulli u zhduk nga duart e
Maqedonit.
I tërbuar, mbasi e rrahu egër-
sisht Suzanën, Maqedoni shkoi
e i tregoi perandorit. Tirani ur-
dhëroi që ajo të vritej në shtëpinë
e saj. Shqera e Krishtit plot gë-
zim shtriukokën, duke eflijuarve-
ten për Zotin e saj të dashur. Shpi-
rti i saj shkoi në parajsë, me ku-
rorën e përjetshme të dëshmorit.
Perandoresha Irini, kur dë-
gjoi për këtë vrasje mizore, shkoi
natën fshehurazi në shtëpinë e
saj. Në një pëlhurë vuri trupin e
shenjtë, së bashku me gjakun e
kokën. Pastaj i leu me aroma dhe
i vendosi pranë varrit të shën Ale-
ksandrit, ku ishin vendosur shu-
më martirë. Ruajti për veten e saj
pak nga gjaku i shenjtë i dëshmo-
res së Krishtit. E vuri në hjë
kupë në dhomën e saj e fshehu
razi lutej çdo natë para lipsanit.
Gaji, e solli kokën dhe gjakun
e dëshmores së shenjtë në kishë.
Lipsanat e shenjta nderoheshin
nga i gjithë komuniteti i kri-
shterë i Romës. Mbas pak edhe
Gavini dha jetën për Krishtin. Jo
shumë kohë më pas edhe Gaji,
pas shumë torturash e mun-
dimesh dha jetën për të mbrojtur
besën e shenjtë të Krishtit.
Kisha Orthodhokse e nderon
kujtimin e Suzanës në 11 gusht.
Po në të njëjtën ditë, nderohet
edhe i kujtimi i Shën Gavinit dhe
i Shën Gajit, episkopit të Romës.