Kremtohet në 12 dhjetor. Lindi në Trimithundë të Qipros rreth vitit 270. Ishte me arsim të pakët, por i kamur dhe i martuar. Kishte të paktën një fëmijë, Irinin. Duke qënë i përulur kulloste vetë bagëtitë e tija. Pasi vdiq bashkëshortja e tij e hirotonisën episkop të vendlindjes së tij. Në Sinodin e Parë Ekumenik (viti 325) me një mrekulli shpërbëri tjegullën në tre komponentët përbërëse të saj, baltë, ujë, zjarr, për tu paraqitur arianëve heretikë thelbin e vetëm të Shën Triadhës. Mori gjithashtu pjesë në Sinodin e Sardiqit (342-343). I përmbajtur, i butë, i mirë, u quajt Mrekullibërës për shkak të mrekullive të panumërta tij. Shëroi të demonizuar dhe të sëmurë midis të cilëve edhe perandorin Konstandin (337-361); ngjalli të vdekur; ndërsa bija e tij virgjëreshë që kishte vdekur iu përgjigj nga varri kur e pyeti se ku kishte fshehur stolinë që i kishte besuar një grua; vdiq një grua të papenduar dhe gënjeshtare që tradhëtonte burrin e vet; iu bind shiu dhe rryma e lumit; zbulonte mëkate të fshehta duke sjellë pendesë; kur meshonte e ndihmonin në mënyrë shumë të dukshme engjëj! Për më tej e bëri një gjarpër të florinjtë duke e dhënë peng duke shpëtuar në këtë mënyrë një njeri shumë të varfër. Më pas e bëri gjarpërin përsëri të gjallë! Një tregtar dhish i mori një dhi më tepër. Por ajo nuk i shkoi pas me asnjë mënyrë derisa u detyrua të paguante edhe për të. Një kleriku me zë melodioz, por egoist i mori hin, por edhe ia ktheu përsëri më të hollë. Zgjidhi prangat e padukshme të disa hajdutëve që donin të vidhnin kopenë e tij, që e mbante për hir të Kishës. Madje, pasi i këshilloi, u fali dy deshë si shpërblim për mundin dhe ankthin e tyre. Thuhet se i kërkuan dhe shkoi në Aleksandri, ku lutja e tij rrëzoi një idhull. Fjeti në vendlindjen e tij në Trimithundë rreth vitit 348. Lipsani i tij ishte në Konstandinopojë nga shek. VII deri në pushtimin e qytetit në vitin 1453. Në 1456 u sigurua në Korfuzin e sunduar nga venecianët.
Lipsani i tij krejt i pacënuar bën mrekulli dhe venerohet në kishën e tij aty, që u përurua në vitin 1589. Çdo vit, në kujtim të shpëtimit që shenjti i fali ishullit nga uria, epidemia dhe sulmet otomane, kryhen katër litani madhështore.
At Ju.