Shën Qiriako Anahoriti (29 shtator)
Bir i priftit Joan dhe i
Evdhoksisë, lindi më 9 janar
449 në Korinth, ku ishte
episkop Petroja, vëllai i
• nënës së tij. Në vitin 446
: dëgjon në kishë Ungjillin ta
j ftojë për të ndjekur Zotin
(Matth. 16:24). Menjëherë
largohet fshehurazi dhe
dorëzohet murg në Pale-
stinë, nga Evthimi i Madh
(20 janar), i cili pastaj e
i dorëzoi tek Oshënar Gje-
। rasim Jordaniti (4 mars).
Kur ai ndërroi jetë,
Qiriako 27-vjeçar transfe-
Irohet në Lavran e Shën
Efthimit,* tashmë të vdekur
(viti 473). Që nga ajo kohë,
për arsye të ndryshme,
Qiriakoja ndërroi vend shu-
më herë, ndaj u quajt
Anahorit (ikës). Ai herë
tërhiqej në shkretëtirën e qetë,
për t’iu larguar turmave që
vinin për t’u shëruar në
mënyrë të mbinatyrshme nga
sëmundjet dhe demonët dhe
herë e kthenin prapa murgjit,
pasi ishte shumë e nevojshme
prania e tij çudibërëse. Madje,
njëherë u largua i rënduar nga
mosmarrëveshjet ndërmjet dy
manastireve…
Në mënyrë të përmbledhur,
asketi jetoi 9 vjet pranë Shën
Gjerasimit, 10 vjet në ma
nastrin e Efthimit të Madh, 39
vjet në Lavran e Lukës, ku
edhe u dorëzua prift, 5 vjet në
shkretëtirën e Natufës (525-
530), 5 vjet në shkretëtirën
Pufa, 7 vjet në shkretëtirën e
largët të Susakimit (535-542),
5 vjet në shpellën e Shën Ha-
ritonit, në Manastirin e Lukës,
përsëri 8 vjet në Susakim I
dhe sërish 8 vjet në shpellën I
e Shën Haritonit, ku edhe |
fjeti (557), pas një sëmu- I
ndjeje të shkurtër, në mo- I
shën 108-vjeçare..
Asketi i butë luftoi me I
forcë kundër pasuesve të j
Origjenit. Çuditë e tij janë të |
shumta. Ja disa prej tyre:
Ngjalli një nxënës të tij, i cili
po vdiste pasi hante fshehu-
razi, duke thyer rregullat
monakale; profetizonte pa u
gabuar dhe kishte për pojak
një luan. Veç këtyre, kom-
pozonte himne.
Jetën e tij e shkroi Shën Ki
rill Skuthopoliti, i cili është,
gjithashtu, biografi i Shën
Evthimit dhe i Shën Savës
(5 dhjetor); të dhënat për të
cilët ia dha Shën Qiriakoja.